E Diel, 1 Nëntor 2026

Shvajnshtaiger: Euro 2012, një rifillim i freskët për ne

Gazeta Shqip

Gjermani

Dalëngadalë, bavarezët e kombëtares së Gjermanisë po zgjohen nga makthi ku u futën pas humbjes së finales së Champions League ndaj Çelsit. Kjo është një kërkesë e trajnerit Johakim Lëv, sepse finalet e Euro 2012 janë te dera dhe pretendimet e Gjermanisë janë maksimale. Lojtarë si Bastian Shvajnshtajger duhet të jenë të përqendruar dhe në formën e tyre optimale sportive dhe psikologjike. Vetë Shvajnshtajger, beson se Euro 2012 është një mundësi e përkryer për të harruar disfatën me Çelsin. Mesfushori gjerman humbi penalltinë vendimtare në finalen e Alianz Arena më herët, ndërsa tashmë synon të fokusohet në një garë tjetër të kontinentit, Euro 2012. Vërtet përpiqemi sa më shumë ta largojmë mendjen nga ajo natë e keqe, por e kemi të pamundur të mos mendojmë për atë ndeshje gjithë kohën. Nuk është e lehtë ta harrosh humbjen e një finaleje të Championsit në ato kushte, por është disi më e lehtë kur ke përpara një sfidë të re për tu fokusuar si Europiani, që do të jetë një fillim i freskët për ne, ka thënë Shvajnshtajger

Shvajnshtaiger: Euro 2012, një rifillim i freskët për ne burimi: Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›