Skandali i basteve, Lacio e Canës dhe Tares rrezikon Europa League
Pozicioni i Lacios është delikat pas përfshirjes së Stefano Maurit dhe rreziku më i madh është mospjesëmarrja në Europa League sezonin e ardhshëm
Itali
Siena edhe Leçe janë skuadrat që rrezikojnë më shumë sesa të tjerat
Sëpata e skandalit të basteve sportive bie sërish mbi botën e topit. Në realitet nuk ka pushuar që prej rreth një viti. Hetuesit kanë vazhduar punën e tyre të çmuar deri sa arriti te bastisjet në grumbullimin e kombëtares italiane, kontrollet në shtëpinë e Kontes dhe arrestimin e Mauri. Si 4 vite më parë, në rastin e Botërorit Gjermania 2006, në prag të një ngjarjeje të rëndësishëm, futbolli italian turbullohet nga një situatë, që në sytë e shumicës është shumë më i rëndë sesa ai i mbiquajturi Calciopoli. Në fakt, në këtë rast, siç ndodhi në 1980, janë përfshirë lojtarët dhe kjo mund sjellë, krejt ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën, një ndikim negativ në Poloni dhe Ukrainë. Tashmë numrat janë të rëndësishëm, 61 futbollistë dhe 22 klube të përfshira. Por çfarë rrezikojnë? Procedimi do të fillojë të enjten në Romë. Skuadrat e prekura nga hetimet e Kremonas dhe dokumentacioni i Barit janë Lacio, Xhenoa, Kievo, Siena e Leçe. Pikërisht këto dy klubet e fundit janë ata që, nëse do të konfirmohet hipoteza e prokurorisë, do të rrezikonim më shumë. Pozicioni i Lacios është shumë delikat ngaqë, një nga të arrestuarit është pikërisht një lojtar i saj, Stefano Mauri, dhe mund të përjashtohet nga Europa League e fituar pas një kampionati të luajtur në nivele të larta. Ndër të tjera, për përjashtimin nga kompeticionet e UEFA-s, do të mjaftonte vetëm përfshirja në procedimet për mashtrime sportive. Fakti se lojtari ka dhënë ndihmesën e tij në suksesin e skuadrës së tij, do ta agravonte situatën. Edhe Kievo e Xhenoa do të ndëshkohen, nëse do të provohet fajësia e lojtarëve të tyre. Pozicionet e lojtarëve janë të ndryshe dhe ende për tu stabilizuar. Për hetimin e Kremonas, Bertani dhe Mauri janë mes të arrestuarve dhe që po përjetojnë situatën më të keqe. Nëse vërtetohen akuzat, dënimi i mundshëm mund të jetë 3 vite. Në rast se lojtari figuron mes udhëheqësve të grupit kriminal, dënimet mund të jenë akoma edhe më të rënda. Nga prokurori, për të hetuarit si Luixhi Sartor dhe Xhuzepe Sinjori, është hedhur hipoteza edhe për krimin e pastrimit të parave.
Skandali i basteve, Lacio e Canës dhe Tares rrezikon Europa League burimi: Gazeta Shqip