Spanja fshihet, Del Boske: Europiani? Nuk jemi favoritë
Trajneri
Spanja po fshihet në këtë prag të Europianit 2012, që do të zhvillohet në Poloni dhe Varshavë. Komisari teknik i kampionëve në fuqi të Europës dhe Botës, Del Boske e sposton presionin nga skuadra e tij për tek ato të kundërshtarëve. Ne nuk jemi favoritë, u shpreh tekniku i kombëtares spanjolle. Edhe Gjermani, Holanda, Anglia, Italia dhe Franca do të duhet të merren në konsideratë. Tekniku i kampionëve në fuqi është i vendosur që të mbështesë gjithçka te David Silva, sulmuesi i Mançester Sitit: Ai është Mesi ynë. Në lidhje me mungesat e lojtarëve të Barcelonës, Pujol e Vija, ai thotë: “Humbasim gola dhe siguri. Spanja duhet të bëjë llogaritë me disa mungesa të rëndësishme për probleme fizike: Pa Vijan, duhet të heqim dorë nga bomberi më i mirë. Në mbrojtje, me mungesën e Pujol na mungon më shumë se një lojtar. Është një lider, një kapiten autentik, thotë ai, duke evidentuar karizmin e kolonës së Barcelonës. Lojtarë të tjerë në mbrojtje duhet të mbushin boshllëqet: Piqe e Serxho Ramos janë Pujol-ët e sotëm, zbulon Kicker.
Spanja fshihet, Del Boske: Europiani? Nuk jemi favoritë burimi: Gazeta Shqip