Shqipëria U-20, e pafuqishme përballë vendësve të Turqisë
Ka nisur keq aventura e përfaqësuesve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare "Mersin 2013", që po zhvillohen në Turqi. Ka qenë pikërisht kombëtarja e futbollit ajo që ka pësuar disfatën e parë, teksa është mundur nga ekipi vendës, Turqia. Në minutën e 11-të turqit kanë kaluar në avantazh dhe në fundin e ndeshjes, pikërisht në minutën e 87-të, vendësit dyfishojnë shifrat, duke siguruar fitoren e parë. Shqipëria ka në grup edhe Marokun me Bosnjën, dy ekipe të forta. Me humbjen e parë, vështirë se mund të shkojë më tej, të paktën në futboll.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)