Friedel në Tottenham

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 22:00
Portieri amerikan Brad Friedel ka arritur marrëveshje për transferim në Tottenham Hotspur.
Sipas medieve angleze 40 vjeçari, kontrata e së cilit me Aston Villan ishte paraparë të skadon në fund të këtij muaji ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga White Hart Lane.
“Është mirë që kemi tre portierë me përvojë në klub, Gomes, Cudicini dhe tani Friedel. Kjo nënkupton se kemi garë të shëndoshë për pozita”, tha menaxheri i Tottenhamit, Harrt Redknapp për BBC Sport.