E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi në dyshim, ja si luajmë me Bosnjën

Hamdi Salihi dhe Altin Lala

Ndryshon formacioni i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Bosnjës. Shkak është bërë lëndimi i sulmuesit Hamdi Salihi, i cili ka prishur në një farë mënyre të gjitha planet e Kuzhesë për këtë takim.Ndonëse ishte në dilemë luajtja me dy sulmues ndaj një skuadre ofensive si Bosnja dhe për më tepër në transfertë, përsëri në seancat stërvitore dhe në ndeshjen e kontrollit ndaj Olimpikut (7-0), trajneri kroat i kuqezinjve nuk iu nda Salihit dhe Bogdanit, që të dy në sulm dhe me shkodranin që sakrifikohej disi më tepër në mesfushë. Por, dëmtimi në pulpë i sulmuesit gjatë këtij takimi ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si skuadra do të luajë në repartin ofensiv.
Salihi Sulmuesi ka pranuar dje se ndjen ende dhimbje dhe nuk e di nëse do të rikuperohet. Kam dhimbje. Edhe tani që flasim bashkë kam probleme në pulpë. Nuk e di ende nëse do luaj apo jo. Sot pasdite (dje) ose nesër do të bëj një konsultë tjetër me mjekët dhe do të shikojmë mundësinë nëse do të arrij të bëhem për këtë ndeshje apo jo. Nuk di tju them më tepër, pasi as vetë nuk e kam idenë se si do të shkojë kjo punë, – ka pohuar Salihi.
Mjeku Ndërkaq, të interesuar pranë stafit mjekësor të Kombëtares na sqaruan se dëmtimi nuk është aq i lehtë sa u mendua në fillim. Shikoni, nuk i kemi bërë të gjitha verifikimet e nevojshme, por di tju them se është një dëmtim as për të mos u marrë parasysh dhe as për tu alarmuar. Për momentin di tju them se me gjasa sulmuesi mund të mos jetë gati, megjithatë kjo nuk është definitive, sepse kjo do të shihet më vonë dhe ndoshta do të duhet bërë pak fizioterapi, – ka deklaruar mjeku Çeliku.
Formacioni Në të tilla kushte duket se skema e Kombëtares do të ndryshojë. Kështu, dje, trajneri kuqezi u ka shpjeguar idetë e tij kuqezinjve para konferencës për shtyp, duke vënë në zbatim disa ndryshime thelbësore sidomos në mesfushë. Kështu, sipas të gjitha gjasave, në portë do të jetë Samir Ujkani. Në mbrojtje kemi rikthimin e Dallkut, i cili do të marrë pozicionin e tij në krahun e djathtë. Në qendër të mbrojtjes do të jetë Cane dhe Teli, por ekziston mundësia edhe e aktivizimit të Currit, nëse Cana do të ketë probleme dhe në të majtë do të jetë Vangjeli.
Skema Mirëpo, lëvizjet më të mëdha vijnë më lart: në mesfushë e sulm. Para mbrojtjes do të jetë kapiteni Altin Lala dhe në të dy krahët e tij pak më të avancuar do të luajnë Andi Lila në të djathtë dhe Ervin Bulku në të majtë. Në mesfushë ndërkaq, por me detyra sulmuese, në të djathtë do të luajë një Skelë, i cili vjen nga një dëmtim, por që sipas informacioneve është njëqind për qind i rikuperuar. Në të majtë do të luajë Agolli, ndërsa i vetëm në sulm do të jetë Erjon Bogdani.

Shqipëria

Formacioni i mundshëm

Ujkani, Dallku, Teli, Cana, Vangjeli, Lala, Lila, Bulku, Skela, Agolli, Bogdani

Skema: 4-3-2-1

EURO 2012/ Ndeshjet

Grupi A
Kazakistan-Azerbajxhan    2-1
Shënues: Gridin 58, 68/ Nadirov 63
Austri-Gjermani        1-2
Shënues: Fridrish 50 (autg)/ Gomez 24, 90
Belgjikë-Turqi        1-1
Shënues: Ogunjimi 4/ Jilmaz 22

Grupi B/Sot
17:00 Rusi-Armeni
20:15 Sllovaki-Andora
21:30 Maqedoni-Irlandë

Grupi C
Ishujt Faroe-Slloveni    0-2
Shënues: Matavz 29,
Baldvinson 47 (autg)
Itali-Estoni        3-0
Shënues: G.Rosi 21,
Kasano 39, Pacini 68

Grupi E
Moldavi-Suedi        1-4
Shënues: Bugaiov 61/ Toivonen 11, Elmander 30, 58, Gerndt 88
San Marino-Finland렠  0-1
Shënues: Forsell 41

Grupi F
Kroaci-Gjeorgji        2-1
Shënues: Mandzukiç 76, Kaliniç 78/ Kankava 17

Sot
18:30 Letoni-Izrael
20:30 Greqi-Maltë

Grupi G/ Sot
17:45 Angli-Zvicër
20:30 Mal i Zi-Bullgari

Grupi H/Sot
20:45 Islandë-Danimarkë
22:00 Portugali-Norvegji

Grupi I
Litenshtejn-Lituani    2-0
Shënues: Erne 6, Polverino 36

LEONARD KARAJ

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›