Curri: Me Portugalinë, jo vetëm për t‘u mbrojtur
Entuziazmi për Kupën e Ukrainës të fituar me Vorsklën ende nuk i ka kaluar. Krenaria për trofeun e parë në karrierë, i arritur përballë një emri të madh si Shaktjor Donjeck, duket qartë. Megjithatë, që prej fjalëve të para, Debatik Curri tregon se tashmë është i përqendruar vetëm te sfida e së shtunës me Portugalinë. "Në fundjavë na pret një ndeshje shumë e vështirë, por besoj se do të marrim rezultat pozitiv, pasi luajmë përballë publikut tonë, i cili do të jetë i shumtë në numër", tha 25-vjeçari. "Në përballjen e parë kundër kësaj skuadre arritëm të barazonim 0-0 dhe kjo na motivon më shumë për takimin në ‘Qemal Stafa‘". Ndryshe nga 90 minutëshi që solli një pikë historike kundër asaj që cilësohej përfaqësuesja më e fortë e Grupit 1, më 6 qershor Shqipëria pritet të luajë ndryshe. Kjo edhe sepse specifika e ndeshjes nuk është e njëjtë. "Pasi krijuam disa momente të rrezikshme në zonën kundërshtare, në Portugali u detyruam të luanim vetëm në mbrojtje. Nuk kishim mundësi të bënim më shumë, luajtëm për mjaft minuta në inferioritet numerik. Megjithatë, u përqendruam vetëm në mbrojtje dhe për të thënë të vërtetën, duket sikur harruar se kishim një lojtar më pak kundër kësaj skuadre me yje", theksoi Curri. "Në fushën tonë jemi të detyruar të provojmë më shumë, pra mos të qëndrojmë vetëm në mbrojtje. Gjithsesi, nuk mund të dalim shumë nga loja që zhvilluam në Bragë, pasi portugezët janë mjaft të fortë dhe nuk të japim shumë mundësi për t‘u përqendruar në sulm". Dje mbrojtësi kosovar u takua për herë të parë me trajnerin Josip Kuzhe, i cili zhvilloi një analizë të gjatë me skuadrën. "Ishte hera e parë që takohesha me trajnerin e ri. Duket i përgatitur për punën që bën, aq më tepër që vjen nga shkolla kroate e futbollit. Me ndihmën e tij dhe impenjimin e skuadrës, besoj se do të arrijmë diçka pozitive, tha ‘xholi‘ kuqezi. Analiza e sotme ishte një lloj përgatitjeje teorike, për mënyrën e lojës që do të zhvillojmë me Portugalinë. Me këtë kundërshtar kërkohet një mënyrë e veçantë loje, sulmuese dhe mbrojtëse njëkohësisht".
Në fund, edhe disa fjalë për trofeun e fituar në Ukrainë. Suksesi i Vorskla Poltavës ka ardhur edhe falë lojtarëve shqiptarë, pasi në finale, përveç Currit dhe Dallkut që luajtën 90 minuta, si zëvendësues u aktivizua edhe Jonuzi. "Triumfi në finalen e Kupës ishte një sukses i madh për Vorsklën. Pas 40 vjetësh klubi fitoi një trofe të rëndësishëm. Edhe për mua ishte një arritje e madhe, pasi ky është sezoni i katërt me këtë skuadër. Vetëm para dy ditësh, nuk kisha fituar asnjë trofe. Në edicionin e ardhshëm do të luajmë në Europa League, një sukses për Vorsklën dhe gjithë qytetin. Tani do të presim me ankth emrin e kundërshtarit", përfundoi kuqeziu.