E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri: Ne 2008, me pak gabime me Vorsklan

Pasi ka shenuar golin e Vorskles ne barazimin 1-1 me Shaktjor Donjetsk, Debatik Curri eshte shnderruar ne njeriun e momentit te klubi ukrainas. Gjithmone i vleresuar per kualitetin e tij, tashme kuqeziu shihet si nje lider per vazhdimin e sezonit. "Shenova golin ne barazimin 1-1, por per fat te keq kishim humbur 3-0 cerekfinalen e pare te Kupes se Ukraines dhe nuk arritem te kualifikoheshim", - tha 24-vjecari. "Mendoj se ne perballjen me Shaktjor Donjetskun meritonim me shume, por ky eshte futbolli. Gjithsesi, me barazimin qe morem ne fushen e tyre, duke pasur edhe pese mungesa nga formacioni titullar, tregoi se kemi nje skuader te vlefshme". Curri ka folur edhe per vazhdimesine e skuadres ne kete sezon: "Tashme erdhi pauza dimerore dhe per pjesen e mbetur te kampionatit duhet te paraqitemi me te gjithe potencialin tone. Nuk na lejohen me hapa fals, si ata qe kemi bere deri me tani, dhe ne kete menyre mund te pretendojme te ngjitemi atje ku na takon, mes skuadrave te para. Na duhen edhe dy-tre perforcime, mendoj se me patjeter na nevojitet nje sulmues, i cili e njeh mire porten dhe qe di te shenoje ne cdo situate qe paraqitet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›