E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasesi i policit, ankohet per vendimin

Gjykata Kushtetuese rrezon kerkesen e Fatmir Cupit, te denuar me 20 vjet heqje lirie per vrasjen e policit te komisariatit Puke, Fran Lleshi dhe djalit te tij, Ervinit. Me nje kerkese te drejtuar kesaj gjykate, Cupi pretendoi shfuqizimin e vendimit te tre gjykatave te Krimeve te Renda dhe te Lartes, per shkelje te ligjeve per te drejtat e njeriut dhe parregullsi. Vendimi eshte marre pak dite me pare nga kolegji i institucionit me te larte, duke deklaruar se pretendimet e te denuarit nuk jane te drejta. Cupi shkruante ne kerkese se avokati mbrojtes i tij nuk ishte njohur asnjehere me kerkesen per gjykim, kur dosja ka kaluar ne gjykate. “Gjate fazes se hetimit eshte marre ne pyetje pa pranine e avokatit te tij mbrojtes. Palet nuk jane vene ne te njejtat kushte ashtu si edhe me akuzen, pasi gjykata nuk ka pranuar te therrase deshmitaret e kerkuar nga mbrojtja dhe eshte bazuar ne prova te marra ne menyre te kunderligjshme”, thuhet ne ankimimin e kryer ne Gjykaten Kushtetuese. Por jo vetem kaq, pasi i denuari kishte konstatuar se gjykata kishte zbatuar gabim Kodin Penal, per cilesimin e vepres penale. Por gjate shqyrtimin te ceshtjes ka rezultuar se arsyet per te shfuqizuar vendimin nuk qendronin. Nga verifikimet e grupit te gjyqtareve eshte verejtur se avokati mbrojtes i te denuarit eshte njohur me kerkesen per gjykim dhe ky i fundit asnjehere nuk ka kundershtuar per pavlefshmeri aktesh, ndersa ka deklaruar se mund te mbrohej edhe vete. Ne fund te shqyrtimit eshte vendosur qe ndaj Fatmir Cupit qe mos ndryshoje denimi i dhene me 7 tetor te vitit 2005, nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda. Me 29 dhjetor te po ketij viti, Gjykata e Apelit per Krime te Renda e ka denuar me 22 vjet burg. Nderkohe qe kolegji penal i Gjykates se Larte, me 15 nentor te vitit te kaluar e ka denuar me 20 vjet heqje lirie. Fatmir Cupi akuzohej se me daten 9 qershor te vitit 2004, ne bashkepunim me Edmond Cupin dhe Pjeter Cupin, kane vrare me arme zjarri, ne afersi te fshatit Simon, komuna Kacinar e rrethit Puke, punonjesin e policise, Fran Lleshi dhe djalin e tij, Ervinin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›