Curri, nga dasma te Genclerbirligi
PRISHTINE-Këto ditë ndodhet në Kosovë, për të përfunduar detajet e fundit të dasmës. Për Debatik Currin kjo e këtij viti është një verë ndryshe, duke qenë se ka bërë dy ndryshimet më të mëdha të jetës së tij. Ai ka firmosur me turqit e Genclerbirligi, një skuadër e renditur në vendin e 10-të të këtij vendi, ndërkohë që më 22 maj do t'i japë fund beqarisë, pasi do të martohet. "Kuptohet që tani shumë gjëra ndryshojnë për mua", thotë ai që nga Kosova për "Gazetën Shqiptare".
Një lëvizje e papritur nga Vorskla te turqit e Genclebirligi, çfarë ndryshon kjo në karrierën tuaj?
Shumë gjëra. Shkoj në një kampionat me nivel shumë më të lartë dhe ku kam më shumë mundësi të arrij synimin tim, atë që të luaj në një ligë të madhe të Evropës. Kishim kohë që ishim në tratativa me këtë klub dhe pritej vetëm finalizimi. Tani e arrita dhe e quaj veten të lumtur.
Kampionati turk është shumë më i fortë se ai i Ukrainës, i druhesh kësaj?
Jo, aspak. Unë shkoj aty pikërisht pse është një kampionat më i fortë. Veç kësaj, kanë luajtur edhe shumë shqiptarë që e kanë treguar veten. Turqia është një vend që më pëlqen shumë, prandaj edhe e zgjodha.
Si u prit te Vorskla largimi yt?
Sigurisht që ata donin që unë të qëndroja, por ua kisha bërë të qartë se kur të më të vinte një ofertë e mirë do të largohesha. Dhe në fakt, ajo që më ofronte Genclerbirligi nuk mund të refuzohej. Tani shkoj në një klub mesatar në Turqi, kështu që them se është një arritje.
Ke luajtur 5 vjet bashkë me Dallkun, si e priti ai këtë ndarje?
Armendi kuptohet që është shoku im, megjithatë ky është futbolli dhe dihet që çdo njeri do të lëvizë për diçka më të mirë. Pavarësisht kësaj ne jemi miq dhe dëgjohemi shpesh në telefon e bisedojmë, kështu që më duket një gjë normale.
Më 25 maj është miqësorja me Malin e Zi...
Po, është një ndeshje shumë e fortë sepse ata janë një skuadër e mirë, sidomos në fushën e tyre. Di që trajneri kërkon të fusë elementin e ri në këto dy miqësore, por me Malin e Zi mund të luajnë shumë titullarë, pasi ai e mendon si test gjeneral për ndeshjen me Rumaninë.
Mali i Zi është një kombëtare e re, por me shumë lojtarë të njohur, si Vuçiniç, Jovetiç apo Vukçeviç. I druhesh një disfate?
Ne kemi luajtur me shumë ekipe të tjera të mëdha, kështu që frikë nuk kam aspak. Pastaj, e di që ata kanë lojtarë si Vuçiniç që luan me Romën në Itali, Jovetiç me Fiorentinën apo Vukçeviç me Sportingun e Lisbonës, por edhe ne kemi ekip të mirë dhe e kemi treguar veten. Them se do të jetë një ndeshje e mirë për ne. Pastaj, me Andorrën mund të jenë shumë të rinj.
Ndërkohë këtë fundjavë martohesh...
Eh, mendoj se është një moment shumë i rëndësishëm i jetës sime. Tani e tutje ndryshojnë shumë gjëra. Ishte një hap që duhej ndërmarrë dhe që ma ndryshon shumë stilin e jetës. Fakti që erdha në Turqi është një gjë e mirë edhe për këtë.
(d.b/BalkanWeb)