KQZ, Ristani: S'mund të ketë hapje të pjesshme të kutive
TIRANE- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani ka deklaruar dje se destinacioni i vetëm ligjor i fletëve të votimit të 28 qershorit në rast se kutitë do të hapen, është djegia e tyre. Ndërsa procesverbalet zgjedhore, sipas tij, do të përfundojnë në Arkivin Qendror të Shtetit.
Në një prononcim për “Gazeta Shqiptare”, Ristani ka bërë të qartë se ky nuk është qëndrimi i tij personal, por ajo çfarë është sanksionuar qartësisht në pikën 6 të nenit 178 të Kodit Elektoral. Ai shton se nuk mund të ketë hapje të pjesshme të kutive të votimit.
Demokratët dhe socialistët janë përplasur në distancë dy ditë më parë për çështjen e kushtetutshmërisë së hapjes së kutive të votimit. Kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi ka kontestuar kërkesat e liderit të PS-së për hapjen e pjesshme të kutive, duke i cilësuar si antikushtetuese. Ndërsa deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka theksuar se pretendimet e bëra publike nga Patozi nuk kanë të bëjnë me ato që socialistët kanë ofruar si pjesë e kompromisit politik. “Në nenin 178, pika 6 e Kodit thuhet se, KQZ-ja hap të gjitha kutitë e votimit, nxjerr procesverbalet e votimit si dhe tabelat dhe procesverbalin e numërimit të fletëve të votimit dhe ia dërgon ato Arkivit të Shtetit. Të gjitha fletët e votimit dhe kundrafletët digjen nën mbikëqyrjen e KQZ-së”, - është shprehur Patozi. Ndërsa, Gjiknuri nga ana e tij ka deklaruar se, “neni 178/6 i Kodit Zgjedhor përcakton se çfarë ruhet dhe çfarë digjet dhe nuk ka sekuencat kohore apo afate. Megjithatë, duhet pasur parasysh që kutitë e materialeve zgjedhore janë gjë tjetër dhe fletët e votimit janë gjë tjetër. Dhe, nga pikëpamja praktike nuk ka asnjë problem që të hapet njëra palë dhe pastaj pjesa tjetër, ajo e kutive të fletëve të votimit të ruhet deri sa Komisioni i Venecias të japë opinionin”, - tha Gjiknuri.
(s.g/GSH/BalkanWeb)