E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e opozitës. Rama: Nuk ndalemi, mbi 2 mijë qytetarë gati të hyjnë në grevë

TIRANE- Greva e urisë në pritje të një zgjidhjeje për transparencën e zgjedhjeve hyn sot në ditën e 17-të. Gjendja e grevistëve vazhdon të rëndohet më tej ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja ngërcit politik. Që nga mëngjesi i sotëm deri në mesditë 6 grevistë ndërprenë grevën dhe u dërguan me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Berisha sot dekalaraten e radhes. "Zgjedhjet ishin te ndershme"

ORA 21:30- NE SPITAL NJE TJETER GREVIST
Rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme ka lënë grevën e urisë një tjetër person, duke e cuar numrin e atyre që kanë dalë nga greva në 54 vetë.
Bëhet fjalë për grevistin Alban Canin, 37-vjec nga qyteti i Tiranës. Gjëndja e tij është rënduar sot në ditën e 17-të të grevës së urisë, duke detyruar stafin mjekësor ta nisë me urgjencë drejt spitalit infektiv në QSUT.

ORA: 20:13- DëRGOHET Në SPITAL GREVISTI I 53-Të
Në ditën e 17-të të grevës së urisë ,gjendja shëndetësore e grevistëve vazhdon të rëndohet nga momenti në moment. Armando Uruci nga Tirana është detyruar të ndërpresë grevën për shkak komplikacioneve të ardhura si rezultat i mungesës së ushqimit për një kohë të gjatë. Uruci u dërgua në QSUT rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të hënës duke cuar në 53 numrin e grevistëve të larguar nga cadra që prej 30 prillit.

ORA: 19:29- NUK NDALEMI, MBI 2 MIJë QYTETARë GATI PëR Në GREVë
Gjatë fjalimit të tij në protestën e pasdites, kreu socialist Edi Rama u shpreh edhe njëherë i vendosur për vazhdimin e grevës së urisë duke theksuar se mbi 2 mijë qytetarë janë gati ti bashkohen kauzës së opozitës për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.

“Jane mbi 2173 qytetarë e qytetarë të regjistruar për të hyrë në grevë e për të mos e ndalur këtë grevë, deri sa dora që mban peng demokracinë, shtetit të së drejtës, duke mbajtur peng burimin nga rrjedh procesi demokratik. Nuk ka shans që greva të përfundojë e vendi të mbetet peng i qeverisë që nuk buron nga votat e popullit por nga një gënjeshtër e madhe ” u shpreh kryesocialisti.

Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Berisha për mbylljen e rrugës së zgjidhjes ndërsa tha se kutitë mbahen të mbyllura për shkak të frikës nga e vërteta e votave të hedhura në to.
“Zgjatja e kësaj greve është provë e qartë e dritëshkurtisë së këtij pushteti i cili duke i mbyllur rrugën zgjidhjes i mbyll rrugën Shqipërisë. E vërteta e kësaj greve është e thjeshtë, shqiptarët e kanë kuptuar këtë të drejtë. Votat janë vjedhur dhe mbahen mbyllur vetëm me një qëllim, që të vidhen përsëri” tha Rama ndërsa siguroi se aksioni i opozitës nuk do të degjenerojë kurrë në dhunë.

Rama ritheksoi se kërkesat për transparencë nuk kanë synim marrjen e pushtetit në tavolinë por, sic tha ai, është një betejë për ti hapur rrugë përparimit të vendit.
“Kjo nuk është një betejë për të përmbysur pushtetin por për ti hapur rrugë përparimit të një vendi që ka rënë përmbys. Ne nuk jemi këtu për pushtetin, por për vendin ku jetojmë. Që jeta të bëhet më e mirë duhet që politika të bëhet më e mirë dhe që politika të bëhet me e mirë njerëzit duhet të clirohen nga frika dhe varfëria” vazhdoi më tej kryesocialisti.

ORA 18:30- NIS PROTESTA E OPOZITëS, LESKAJ: NUK LODHEMI
Në ditën e 17-të të grevës së urisë, Partia Socialiste vazhdon protestat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbështetje të deputetëve grevistë dhe në pritje të zgjidhjes së kauzës së tyre për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Deputetja Valentina Leskaj i ka bërë thirrje të gjithë intelektualëve që firmosin peticione kundër grevës së urisë të hapin sytë. Leskaj thotë “Po nuk luftuam ne sot nesër është radha e tyre, sepse ky pushtet nuk të fal për interesat e tij”.

Në fjalën e saj Leskaj bëri të qartë se nuk ka kthim mbrapa për socialistët nëse nuk bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve. “Ne po i japim një cilësi të re demokracisë në këtë vend, forca jonë qëndron tek e drejta, qëndron tek rezistenca. Harroje Sali Berisha se ne mund të lodhemi, se mund të tërhiqemi. Ne nuk jemi këtu për pushtet, jemi këtu që vjedhja e votës të mos shërbejë si mburojë për pushtetin”, - theksoi Leskaj.

Gjatë fjalimit të tij deputeti Damian Gjiknuri hodhi poshtë pretendimet e qeverisë se kërkesat e opozitës bien ndesh me Kushtetutën duke theksuar se nuk ka asgjë më themelore për një popull se e drejta për transparencën e votës.
“Kjo kauzë ka mbledhur kaq shumë njerëz dhe do të vazhdojë të mbledhë sepse ka në themel një të drejtë themelore, të drejtën e qytetarëve për votën.
Kërkesa jonë është në përputhje të plotë me Kushtetutën. Nuk ka gjë më themelore për një popull se sa të kërkojë transparencën për votën e tij” u shpreh Gjiknuri.

Deputeti Prec Zogaj theksoi gjatë protestës së sotme se sotme se kryeministrit Berisha i është ofruar zgjidhja e tretë e krizës dhe kjo nga ndërkombëtarët. Sipas Zogaj për Berishën mund të jetë edhe shansi i fundit.
“Mund të na e kishte kursyer Sali Berisha këtë ngjarje të pazgjidhshme që po ndodh në Shqipëri. Berisha po humb për herë të tretë shansin e zgjidhjes, dhe ky është shansi që po i jep OSBE-ja. Kam frikë se është edhe shansi i fundit për ti dhënë zgjidhje, nuk ka asnjë arsye pse të ndahemi për kutitë”, - deklaroi deputeti Zogaj.

“Po bëni veprën më të madhe që nga pavarësia e Shqipërisë”, kështu i është drejtuar kreu i PLD-së, Spartak Ngjela protestuesve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Sipas Ngjelës, intelektualët e vërtetë janë ata që dalin e protestojnë dhe jo ata që shkojnë në një linjë me Berishën. “Të tërë intelektualët që i dalin në mbrojtje Berishës janë njerëz të paaftë, të shteruar që jetojnë me vjedhje dhe mashtrime. Ju jeni elita e vërtetë, ju që jeni sot në shesh”, - theksoi Ngjela.

Protesta ka vijuar më tej, sikurse cdo ditë, me fjalime të grevistëve që janë duke përmbyllur ditën e 17-të në mungesë të ushqimit. Grevistët i bëjnë thirrje kreut të qeverisë tu sigurojë shqiptarëve lirinë përmes transparencës së votave të tyre.

Deputeti grevist Taulant Balla pasi falenderoi mbështetësit në protestë i bëri thirrje Berishës të refllektojë, pasi përndryshe ditët e tij janë të numëruara.
“Faleminderit që nuk na keni lënë vetëm këto ditë, kërkojme të na mbështesni për të cuar përpara kauzën tonë. I bëj thirrje Berishës, që ne e kemi treguar që nuk kemi frikë, frikacaku në këtë mes je ti. Ditët i ke të numëruara, hiq dorë nga hakërrimet se nuk ka më frikë njeri”, deklaroi Balla.

ORA: 17:54- RëNDOHET SHëNDETI I DEPUTETIT BESNIK BARE, DëRGOHET Në SPITAL
Deputeti Besnik Bare është detyruar të lerë grevën për të dytën herë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore në ditën e 17-të të grevës së urisë.
Pas rënies së tensionit , zoti Bare ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar me urgjencë në spital. Pak ditë më parë deputeti socialist u paraqit në QSUT në gjendje të rëndë ndërsa ju rikthye grevës pasi mori mjekim në spital.

ORA: 15:34- DEPUTETI XHAFAJ FESTON DITëLINDJEN NE CADëR
Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka festuar sot ditëlindjen në mënyrë të pazakontë në cadrat e grevës së urisë përballë kryeministrisë. Xhafaj ndodhet në grevë prej 17 ditësh dhe sot ka pritur urimet e festës nga grevistët por dhe drejtues të lartë të PS. Edi Rama ka marrë pjesë në këtë festë, ku i ka dërguar një tufë të madhe me lule zotit Xhafaj, i ngujuar në grevë së bashku me deputetë dhe mbështetës të tjerë të PS.
Lulet i janë dorëzuar deputetit Xhafaj nga vetë Edi Rama i cili më tej ka ndaluar për disa minuta duke biseduar me grevistët.

ORA 13:45-RAMA: GATI NJERëZ Të TJERë PëR GREVë
Kryetari i Partisë Socialiste ka bërë të ditur se rezistenca në grevë nuk do të shuhet pasi dhjetra persona ka shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e grevës së urisë. “Greva jonë e urisë nuk do të ndalet nuk do ndalet me shterim fuqish, por do intensifikohet pasi shumë të tjerë kanë shprehur gatidhmërinë për tu bërë pjesë e asaj cadre”, tha rama para pak castes nga spitali infektiv në QSUT pas një vizite që kreu tek grevistët që ndodhen për mjekim në pavionet e spitalit.

Sipas kryetarit socialist qëndresa ka një qëllim që ka zgjidhje, dhe kjo është transparenca e zgjedhjeve, por që kurrsesi nuk mund të bëhet me anë të forcës, por vetëm më arsye.
“Ajo që përpiqemi është që ta zgjidhim më forcën e arsyes këtë krizë.
Apeli për ta zgjidhur në interes të të gjithëve këtë krizë, dhe jo në pozicionin kokëfortë, pasi është një pozicion që si shërben askujt.
Zgjidhja është forca e arsyes dhe jo arsye e forcës, që me anë të transparencës, ti hapim rrugë clirimit të zgjedhjeve, ti hapim rrugë demokracisë, një perspective të re, pa krijuar plagë të reja të panevojshme”.

ORA 13:30- BERISHA: RAMA T'I KERKOJE NDJESE PUBLIKE INTELEKTUALEVE
Kryeministri Berisha i kërkon Ramës të bëjë ndjesë publike ndaj intelektualëve për etiketimet e tij “të padenja” të cilat sipas Berishës mund ti ketë bërë në një moment dëshpërimi. “Rama të kërkojë ndjesë publike intelektualëve, elitës së kombit për vlerësimet dhe etiketimet e tij ndofta në një moment dëshpërimi, uroj që të jetë kështu.
“Elitën nuk e bëjmë as nuk e cbëjmë unë dhe zoti Rama. Ajo është pasuria më kryesore kombëtare dhe mbart të gjithë visaret “- tha kryeminsitri Berisha në fjalën e tij para mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së
Zoti Berisha falenderoi intelektualët shqiptarë “të cilët me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe intelektuale, mbështetën dhe mbështesin procesin e integrimit të vendit “

ORA 13:35-DëRGOHET Në SPITAL DEPUTETJA FELAJ. SHKON Në 50 NUMRI I GREVISTëVE Të LARGUAR
Ermonela Felaj, deputetja e qarkut të Beratit është larguar nga cadrat me një autombulancë. Felaj ka qëndruar prej 17 ditësh në grevë urie dhe ka dalë sot në gjendje të rënduar shëndetësore. Bashkë me Felaj, numri I grevistëve të larguar nga cadrat shkon në 50.

ORA 12:30- NEWS24, OSBE: I QëNDROJMë DEKLARATëS BOSCH, KA MARRëVESHJE
TV NEWS24 raporton sot se OSBE i qëndron deklaratës së ambasadorit Robert Bosch i cili të premten deklaroi se në tryezën e dy liderëve kryesorë ka një marrëveshje kompromisi për zgjidhjen e krizës.
“I qëndrojmë deklaratës së Bosch. Marrëveshja ka propozim për zgjidhjen e krizës”- raportoi sot në mesditë tv NEWS24.
Të premten ambasadori Bosch nuk dha detaje të kësaj marrëveshjeje por konfirmoi se ka mbështetjen e SHBA-së dhe të BE. “Ka një kompromis shumë të mirë mbi tryezë dhe në emër të shumicës së ndërkombëtarëve do t’i inkurajoja udhëheqësit politikë të pranojnë kompromisin tani. Të tregojnë kurajë, të tregojnë se janë burra shteti, të mos përpiqen të shmangen duke përdorur teknikalitete dhe të shikojnë interesin e vendit të tyre. Mos vini të parat interesat tuaja personale dhe bëni hapin e madh. Koha është tani! Nuk do të ketë më kohë për t’u zgjatur” - apeloi Bosch të premten. Një ditë më pas kryeminsitri Berisha mohoi kategorikisht të ketë një draft të ndërkombëtarëve dhe se në tryezën e tij ishin vetëm rezoluta e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe e Komisionit Europian. Ndërsa dje pasdite kryetari i PS-së, gjatë fjalimit të tij në protestën e pasdites duke iu referuar këtij drafti tha se “Zgjidhjen Berisha e ka në tavolinë. Bëhu burrë e pranoje zgjidhjen duke i hapur rrugë popullit tënd.

ORA 12:10-NJE GREVISTE PERCILLET NE SPITAL
Nje tjeter grevist ka lene sot ne mengjes greven e urise per shkak te perkqesimit te gjendjes shendetesore. Flora Hasani, 45 vjece mbeshtetese nga Tirana e Partise Socialiste ndodhej ne greve prej 16 ditesh. Sot pas gjendjes se renduar me dhimbje koke, luhatje tensioni dhe dhimbje te forta stomaku, Flora iu dorezua mjekeve te QSUT per mjekim urgjent duke dale nga cadrat ku qendroi e ngujuar per me shume se dy jave. Se bashku me 45 vjecaren e sapodale nga greva, numri i grevisteve qe nderprene greven per arsye shendetesore arriti ne 49.

ORA 11: 50 -GJERMENI: GREVA NUK NDALET
Deputetja e PS-së, Eglantina Gjermeni tregon se gjëndja e grevistëve është e rënduar dhe po mbijetojnë me serume. Deputetja tha se po Berisha po humbet një shans historik për marrëveshje dhe se reagimet e tij janë “antihumane”. Duke i bërë apel kryeministrit të shohë “realitetin në sy” dhe përshëndeti angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë. Gjermeni shtoi se greva nuk do të ndërpritet deri në plotësimin e kauzës dhe në këtë kuadër “ një grup tjetër është i gatshëm, përfshi dhe deputetë është i gatshëm për të hyrë në grevë

ORA 11:00-BERISHA: ZGJEDHJET ISHIN Të LIRA E Të NDERSHME
Zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 ishin të lira e të ndershme, falë qëndrimit tonë ndaj shtetit ligjor. Kështu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha gjatë një ceremonie në Durrës për përurimin e një qëndre të re operacionale e marinës që do të shërbejë për kontrollin e kufirit detar nëpërmjet radarëve
Deklarata vjen në një kohë kur opozita po zhvillone një grevë urie prej më shumë se dy javësh të shoqëruar me protesta për shkak të mostransparencës sipas së majtës për zgjedhjet parlamentare të Qershorit.

Duke folur për kushtet e integrimit të vendit në BE, berisha tha se një prej tyre është implementimi i shtetit ligjor.
“Ne do bëjmë cdo gjë për konsolidimin e shtetit ligjor, ndaj do ti pergjigjemi cdo përpjekje për dhunimin e shtetit ligjor”, tha Berisha duke shtuar se “qëndrimi jonë ndaj shtetit ligjor bëri që zgjedhjet që zhvilluam të ishin të lira dhe të ndershme”.

ORA 09:48 - QEFALIA: SHENDETI I GREVISTEVE I RENDUAR, POR NUK HEQIN DORE
Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia tha sot në një prononcim për NEWS24 se gjëndja shëndetësore e grevistëve po rëndohet por ato kanë vullnet për të shkuar gjer në fund për plotësimin e kauzës së tyre .
Grevistët kanë një dobësi të përgjithshme, gjëndja shëndetësore është tërësisht e rënduar por kanë moral të lartë dhe vazhdojnë të insistojnë”.
Qefalia iu referuar dhe Agim Sevës, grevistit të fundit që u detyrua të ndëpresë grevën për shkak të gjendjes së tij shëndetësore sot në mëngjes.
50 vjecari nga Lushnja u transportua në spital në gjendje tepër të rënduar dhe mjekët po kryejnë të gjithë ekzaminimet e nevojshme. “Ai insistoi se pas kontrollit mjekësor do ti rikthehet grevës”- tha Qefalia në një prononcim për NEWS24

ORA 08:45 - GREVISTI I 48-Të NDëRPRET GREVëN
Një tjetër grevist la kampin e grevës të vendosur para godinës së kryeminsitrisë. Në orën 08.40 minuta Agim Seva nga qyteti i Lushnjes është transportuar me urgjencë me ambulancë drejt QSUT për të marrë mjekim më të specializuar. Seva con në 48 numrin e grevistëve që janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

ORA 07:30- GREVA E URISE NE DITEN E 17-TE, 47 SHTROHEN Në SPITAL
Greva e urisë në pritje të një zgjidhjeje për transparencën e zgjedhjeve hyn sot në ditën e 17-të. Gjendja e grevistëve vazhdon të rëndohet më tej ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja ngërcit politik. Vetëm gjatë orëve të mbërmjes së të dielës deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e hënë, tre grevistë ndërprenë grevën dhe u dërguan me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Në orën 20.00 të së dielës ka lënë cadrat e vendosura në bulevardin Dëshmorët e Kombit para godinës së Kryeministrisë, Ferdinand Kapllanaj, 39 vjec. Gati tre orë më vonë ndërpreu grevën Nikoll Kola, 52 vjecari nga qyteti i Lezhës, ndërsa në orën 01: 00 grevisti i 47 që u detyrua të ndërpresë gervën, ishte Shkëlqim Kapllani nga Mallakastra. Gjatë ditës së djeshme janë detyruar të lënë çadrën e grevës edhe dy deputetët Blendi Klosi dhe Agim Leka. Ndërkohë moti me shi, dhe ulja e temperaturave ka sjellë problemet e veta në jetesën brenda kampit.
Dje, socialistë të Tiranës dhe të Durrësit protestuan në sheshin para çadrave të grevës së urisë si çdo pasdite. Nga sheshi, kryetari i PS-së, Edi Rama i ktheu përgjigje sërish kryeministrit Berisha, i cili një ditë më parë deklaroi se s'ka ndonjë draft në tavolinë për zgjidhje. "Ka zgjidhje Sali Berisha. E ke zgjidhjen në tavolinë. Bëhu burrë dhe pranoje zgjidhjen duke i hapur rrugë popullit tënd, duke çliruar energji pozitive dhe duke i dhënë mundësi njerëzve të këtij vendi që të merren me punë e të shohin të ardhmen, duke u garantuar në radhë të parë lirinë dhe të drejtën e votës së tyre, sepse nëse nuk do të marrë fund koha kur qeveria e merr votën edhe kur populli nuk ia jep, nuk do të marrë fund vuajtja e popullit", - deklaroi dje Rama.
Demokratët dhe socialistët janë përplasur në distancë për çështjen e kushtetutshmërisë së hapjes së kutive të votimit. Kreu i grupit të PD-së, Astrit Patozi kontestoi kërkesat e liderit të PS-së për hapjen e pjesshme të kutive, duke i cilësuar si antikushtetuese. Ndërsa deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri thekson se pretendimet e bëra publike nga Patozi nuk kanë të bëjnë me ato që socialistët kanë ofruar si pjesë e kompromisit politik.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›