Fiton SV Ried i Hamdi Salihit

SV Ried i Hamdi Salihit arriti një fitore të cmuar në transfertë, duke mposhtur me rezultatin 0-1 Altach në kampionatin austriak. Golin e fitores e shënoi Burgstaller në të 53' pas një goditje nga kendi. Një minutë më pas, Hamdiu humbi një rast të artë, kur doli i vetëm përballë portierit kundërshtar, Milh, por duke tentuar të spostohej, portieri i Altacit ia rëmbeu nga këmbët topin. Salihi u zëvendësua në minutën e 68-të nga Herveg Dreksel.