E Shtunë, 31 Tetor 2026

Curri synon ta shpëtojë Auen

Skerdilaid Curri e ka një mision në këtë sezon – ta shpëtojë ekipin e tij Erzgebirge Aue pa rënë nga liga e dytë gjermane.

Futbollisti shqiptar u fut nga bankina në lojë, për ta përgatitur golin e fitores, që e shënoi Enrico Kern ndaj St Paulit 2:1. Ky trepikësh e largoi sadopak ekipin e tij nga zona e rrezikshme.

"Jam në formë të mirë në javët e fundit dhe jam i gatshëm për ta ndihmuar skuadrën. Shpresoj që të luaj më shumë, në mënyrë që ta jap kontributin tim. Gjërat do të bëhen më të lehta, nëse luaj nga fillimi. Tifozët e meritojnë që ta kemi një përfundim të suksesshëm të sezonit”, deklaroi 36 vjeçari për tabloidin Bild.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›