Van Nistelrooy e konsideron pensionimin

Ruud van Nistelrooy ka bërë të ditur se po e merr në konsideratë pensionimin nga futbolli, në fund të sezonit. 35 vjeçari ka kontratë me Malagan deri në fund të sezonit.
Ai, ose do ta vazhdojë atë edhe për një vit, ose do t’i vendos këpucët në gozhdë.
“Malaga do të jetë klubi im i fundit. Nuk është e lehtë ta marr një vendim final për të ardhmen time. Për momentin, mundësitë janë 50 me 50, nëse do të pensionohem apo ta vazhdoj karrierën. Më duhet të bisedoj me klubin dhe ta marr një vendim, në muajin prill”, tha ish përfaqësuesi holandez për Sport1.