Currilat, pak shanse për t’i rezistuar betonimit
02/02/2009 Rikthehen betonierët
DURRES- Zona e Currilave ka fare pak mundësi t’i rezistojë betonit. Pas dështimit të plotë të aksionit që është ndërmarrë në verën dhe vjeshtën e vitit të kaluar, në këtë pjesë të qytetit ka nisur të hidhet përsëri beton. Betonierët i janë rikthyer përsëri kësaj pjese të bregdetit në anën perëndimore atje ku edhe për shumë vite është bërë e mundur të mos cenohet brezi i rërës. Fjala është për sipërfaqen e vijës bregdetare nga Bërryli deri në Currila, zonë e cila njihet ndryshe edhe si plazhi i durrsakëve. Edhe pas krijimit të plazhit të madh, qytetarët vendas të Durrësit vazhdojnë të frekuentojnë pikërisht plazhin në Currila paçka se këtu nuk ka shumë higjienë dhe se në disa nyje ujërat e zeza derdhen në det. Në verën e shkuar, një vit pasi nisi së funksionuari universiteti “Aleksandër Moisiu” u zgjua edhe lakmia për të pasur një ndërtim në këtë pjesë. Një nga një këto filluan të sheshohen dhe betonohen sipërfaqe buzë rëre si dhe në rërë përgjatë gjithë gjatësisë së rrugës që përshkon në mënyrë paralele Kodrën deri në Currila. Policia Ndërtimore në aksionet e saj të lënë përgjysmë asokohe nuk ka ofruar ndonjë material lidhur me shkaqet që e kanë shtyrë atë të udhëtonin nga Tirana për të prishur ndërtimet e paligjshme në bregdetin e Durrësit, ndërkohë që bashkia edhe tani vazhdon të qëndrojë e heshtur lidhur me fatin e hapësirave të zëna. Ajo nuk ka penguar ushtrimin e aktivitetit të këtyre lokaleve, kurse vet pronarët e lokaleve nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret për të ribërë atë që fadromat e Policisë Ndërtimore gërvishtën gjatë aksionit të papërfunduar. Në këtë pjesë të qytetit dhjetë ditë më parë 3 familje janë vënë në rrezik për shkak të shembjes së një masivi dheu, të provokuar nga reshjet e dendura të shiut.