Shqiptarët therin 16-vjeçarin për një vajzë
02/02/2009 Rumunia rrëmbehet nga i fejuari shqiptar
I therur nga katër shqiptarë pas një feste në Eraclea në Ravenna. Ky është fati i lig i një 16-vjeçari, i cili u plagos në këmbë pas një sherri që kishte bërë me 4 shqiptarët, ku shkaku ishte një vajzë. I plagosuri u dërgua në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ende s’dihet asgjë rreth agresorëve, për të cilët disa dëshmitarë pohuan se kishte shumë mundësi të ishin shqiptarë. Sakaq, një vajzë rumune, 27 vjeçe, u rrah dhe rrëmbye nga i fejuari i saj, 33-vjeçari shqiptar me inicialet R. B., pas një grindjeje që kishin patur në banesën e tyre. Vajza kishte mundur të largohej dhe menjëherë bëri denoncimin në policinë e San Benedetos, zonë në të cilën banonin prej kohësh dhe ajo punonte si kamariere në një lokal. Sherri mund të ketë ardhur për shkaqe xhelozie.