E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuqezi, nismë për shqiptarizimin e toponimeve

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 16:00

Aleanca Kuqezi ka ndërmarrë një nismë të re bashkërenduar me nismën kundër regjistrimit të popullsisë mbi bazë etnie dhe përkatësie fetare.

Përfaqësues të kësaj lëvizje, gjatë një takim të zhvilluar në qytetin e Pogradecit, kanë propozuar një nismë për ndryshimin e emërtimeve që nuk janë në gjuhën shqipe.

Kreshnik Spahiu është shprehur se toponimet në gjuhën sllave apo greke duhen ndryshuar dhe kthyer në gjuhën shqipe dhe për këtë ai ka shtuar se do të propozohet miratimi i një ligji të veçantë.

Ndërkohë, lidhur me regjistrimin e popullsisë, Spahiu është shprehur se pavarësisht se qeveria ka miratuar ligj, lëvizjet kundër kësaj nisme do të vazhdojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›