E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Zelandën e Re refuzohet emri Lucifer

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 15:30

As mos e çoni nëpër mend t’ia vini emrin djalit tuaj Djalli, pasi në Zelandën e Re nga autoritetet janë refuzuar tri kërkesa për t’i quajtur fëmijët Lucifer.

Në këtë shtet në dy vitet e fundit janë ndaluar 102 emra përfshirë emrat Baron, Peshkop, Dukë, Gjeneral, Gjykatës, Mbret, Kalorës dhe Zotëri, pasi janë të ngjashëm me titujt.
Gjithashtu ka pasur kërkesa edhe për të vendosur emrin 89 apo vetëm një shkronjë C, D, I apo dhe T.

Edhe në Suedi ka pasur kërkesa të çuditshme si Google, Metallica, Elvis ndërsa më e çuditshmja ka qenë një kërkesë për rekord Guiness, pasi emri ka pasur plot 43 shkronja.

Emir ishte ky: Brfxxccxxmnpcccclllmmnprxvclmnckssqlbb11116.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›