E Shtunë, 31 Tetor 2026

Detektivi: Përgjova për llogari të “NoW”

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 17:30

Detektivi privat në qendër të skandalit të përgjimeve të “News of the World”, deklaroi se ka vepruar në bazë të instruksioneve të dhëna nga persona të tjerë.

Në një deklaratë, ekipi ligjor i Glenn Mulcaire thotë se çdo lajm për vendime të njëanshme të tij është i pavërtetë.

Reagimi vjen pasi nëna e adoleshentes së vrarë, Sarah Payne, tha se ndihej shumë e pikëlluar, pasi i thanë se telefoni i së bijës mund të ishte përgjuar nga Mulcaire.

Por redaktorja e dikurshme e gazetës, Rebekah Brooks, ka deklaruar se është e “pa-paramendueshme” që i gjithë stafi i gazetës të kishte qenë në dijeni të përgjimeve.

Mulcaire u burgos në vitin 2007, pasi pranoi përgjimin e celularit të adoleshentes për llogari të gazetës.

“Si një njeri i punësuar, ai veproi në bazë të kërkesave të të tjerëve”, kanë deklaruar avokatët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›