Sulmohet faqja e VMRO-DPMNE-së

Nga Express më 30 korrik 2011 në ora 15:00
Web faqja e partisë në pushtet në Maqedoni, VMRO-DPMNE-së, ishte cak i hakerëve.
Në vend të raporteve të zakonshme nga aktivitetet e partisë në pushtet, pothuajse në tërë faqen valonte shqiponja dy-krenare, ndër të cilën shkruante: Kosova Network Security, ndërsa në gjuhën shqipe ishin të shkruara porosi fyese kundër VMRO-DPMNE-së dhe Maqedonisë.
Rastësisht apo jo, sulm i hakerëve ndodhi në të njëjtën kohë me incidentet në Kosovë, por edhe me seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, formimi i të cilës i parapriu marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.