E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditet qendra e falsifikimit të dokumenteve

Qendra e ndodhur tek “Rruga e Kavajës”, falsifikonte dokumente të ndryshme, duke filluar që nga dokumente të Ministrsisë së Mbrotjes. Për këtë arsye, në pranga kanë rënë dy persona, të dyshuar si autor të falsifikimit dhe krijimit të kësaj qendre falsifikimi.

Kështu është arrestuar shtetasi Roland Papaproko, 56 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tirane dhe  Franc Borova, 57 vjeç, lindur dhe banues në Tirane, i dënuar më parë për vepra penale të falsifikimeve. Ky operacion, i koduar “Diploma” u arrit që dy shtetasit e mësipërm të arrestohen gjatë kohës kur po prodhonin një vulë me mbishkrimin “Ministria e Mbrojtjes, Dega Mobilizimit” dhe një Dëftesë Pjekurie të shkollës së mesme të përgjithshme “Partizani”.

Ndërkohë, pas kryerjes së veprime hetimore dhe proceduriale u mundësua sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:
- Një vule të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
- Një vulë e P.K.K. Kakavije
- Një vulë e Ministrise së Mbrojtjes, Dega Mobilizimit”
- Dy vula të institucioneve joqeveritare.
- Një Diplomë e UT, Fakulteti Ekonomik së bashku me listën e notave.
- Tre leje drejtimi të vulosura të paplotësuara që dyshohen të fallsifikuara.
- Një sasi materiali fletë gome dhe vegla të ndryshme që përdoren për prodhimin e vulave.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për hetime të metejshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›