Kartat, Rama propozon
Tiranë-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka propozuar sot në një konferencë për shtyp, që qeveria të pajis me karta identiteti falas për të gjithë shtetasit pa pasaportë, të cilët sipas Ramës janë të varfër për të paguar për mjete të tilla identifikimi.
“Jemi të gatshëm të votojmë në Parlament mbështetjen financiare nga buxheti i shtetit, për të garantuar pajisjen me karta falas për të gjithë shtetasit që nuk kanë pasaportë”-theksoi Rama, duke i propozuar qeverisë që të ndërmarrë sa më parë një propozim të tillë për të miratuar ligjin në fjalë.
Kreu socialist tha më tej se procesi zgjedhor i 28 qershorit, duhet shpëtuar nga rreziku i dështimit, dhe kjo sipas Ramës, zgjidhet duke pajisur me karta të gjithë shtetasit që nuk kanë pasaporta.
Rama tha më tej, se fluksi i aplikimeve është ende shumë i vogël. “Askush nuk mund të mbetet pa votuar”-tha më tej ai, duke kërkuar që për të gjithë shtetasit që kanë pasaportë, të ndërpritet aplikimi i tyre për karta.