Klientelizmi është gangrena e Shqipërisë së sotme
Çfarë ndodh me realitetin e ri shqiptar, si shkruhet letërsi, si përjetohet nga të rinjtë që shkruajnë, gjithë procesi nga shkrimtari deri tek lexuesi? Cilat janë ëndrrat më të gjalla për një krijues të ri? Shkrimtarja, poetja dhe gazetarja rumune Iolanda Malamen, e pranishme në ditët e festivalit, ka bërë një dialog me shkrimtarin e ri Flurans Ilia, që i ka shërbyer si nyje dialogu në mes kulturave për të rrëfyer ç’ngjet me një botë të izoluar në vitet e diktaturës, dhe si përjetohet nga shkrimtari liria e sotme. Ilia frymën e ndal në një fenomen goditës dhe krejt në mënyrë të sinqertë shprehet se “klientelizmi është gangrena e Shqipërisë së sotme”
Iolanda Malamen: Flurans Ilia, të lutem të përshkruash hap pas hapi udhën e librit me poezi në Shqipëri, që nga shkrimtari e deri tek lexuesi...
Flurans Ilia: Ju jeni duke shigjetuar me pyetjen tuaj të parë Thembrën e Akilit. Poezinë. Pikën tonë më të brishtë. Ajo çka do të rrëfej i përngjan trajektores së shigjetës nga syri i shigjetarit gjer tek thembra. Janë shpesh të pashpjegueshme arsyet subjektive pse shkrimtari shqiptar bie në ngasje objektive me poezinë. Në paktin martesor që shtetasi i ditëve tona bënë me jetën rudimentare materiale, flirti poetik përngjan me një lidhje jashtëmartesore së cilës nuk mund t’i rezistosh. Ndijohet së pari raporti i zhveshur vetmitar i drejtpërdrejtë me muzën poetike. Më tej poezinë e merr krah teje dhe e prezanton tek miqtë e tu më të ngushtë. Kur rrethi zgjerohet, leximet poetike fillojnë të marrin trajtë kolektive çka i jep të drejtën sociale poezisë të shpërfaqet ekskluzivisht në faqe kulturore, periodik letrar, apo edhe internet. Ky proces zgjat për aq kohë (ndoshta edhe vite të tëra) gjersa vëllimi është kristalizuar në ndërgjegjen e autorit. Mbërritëm tek thembra e së vërtetës: Libri. Këtu fillojnë andrallat. Shkrimtarit shqiptar i duhet të gjej fondet e mjaftueshme për botim. Ai shkurton racionin e ushqimit të familjes së tij për të mbërritur tek dalja në dritë (si dita e lindjes së një fëmije) e librit me poezi. Shpesh qëllon me fat nga lëvrimi i ndonjë fondi, sponsorizim privat, apo zemërgjerësia me interes e ndonjë botuesi. Por në të gjitha rastet është i vetëdijshëm se nuk ka për të marrë asnjë kacidhe nga mundi i tij poetik. Si shpagim jo rrallë qëllon të jetë ai shpërndarësi i librit të vet. Sapo e shohin në dyert e librarive me një vëllim poetik në shpinë, e trajtojnë si mëkatar, si (ish) të dënuar politik, si humbameno, si heretik. Në këtë ngjitje-zbritje sizifiane shkallëve të “qytetërimit” tonë, nuk mungon syri i atyre që duan të shohin, lexojnë dhe kuptojnë, se ç’simbolizon guri, vullneti i mendimeve të atij që e mbart. Këta lexues me të vërtetë janë të paktë, në më të shumtën e rasteve janë edhe ata vetë poetë, por janë neuronet më të shëndetshme të një kujtese kolektive që rrezikohet seriozisht nga atrofizimi.
Iolanda Malamen: Me cilat letërsi kanë më tepër afri shkrimtarët e rinj shqiptarë?
Flurans Ilia: Shkrimtarët e rinj shqiptarë janë të tejngopur me imagjinatë surrealiste, të cilën e shohin të pranishme në gjuhë, si instrument për të depërtuar akoma më thellë nën sipërfaqen e fenomenit botë. Ata i përafrohen më tepër grupimit surrealist të Andre Breton nën flamurin e thënies “Të lirë nga çdo kontroll i arsyes dhe preokupimeve moralizuese të estetizmit”.
Iolanda Malamen: Çfarë risish solli brezi juaj në ligjërim(in) poetik?
Flurans Ilia: Me rënien e Murit të Berlinit u shembën gradualisht jo vetëm sistemet totalitare dhe kufijtë e ish-kampit socialist, njëherazi e gjithë forma zhdanoviste e socrealizmit u shkërmoq. Sistemi komunist në Shqipëri ishte nga më të ashprit në drejtimin e shprehjes së lirë. Hapi i parë që u hodh nga të rinjtë krijues pas vitit 1990 ishte kërkimi i rrugëve të reja të shprehjes. Poezia është përdorimi më i epërm i gjuhës së shkruar. Jo rastësisht brezi ’90 zgjodhi nëpërmjet gjuhës së poezisë të rindërtonte imazhin e fortë-kërkuar. Poeti Rudian Zekthi dhe grupimi avanguardist “E për7shme” në fillimvitet e pluralizmit solli reformatim gjuhësor të pa hasur më parë në ligjërimin dhe mendimin poetik në Shqipërinë post-traumatike. Nga një Rosinant gërdallë fantazmagorik, nga një Pelë Troje, poezia rifitoi galopimin drejt fushnajave të gjelbra të mendimit të lirë, në formë dhe përmbajtje, fitoi guximin në vetvete tu drejtohej dhe futej në brendësi pyjeve të egra të formave të pa lëvruara poetike. U zhdërvjelltësua. Kjo i hapi rrugë të mëtejshme risive poetike të këtij fillim-shekulli të ri.
Iolanda Malamen: Cili është synimi i letërsisë që shkruani?
Flurans Ilia: Gjithçka që unë di për qenien time, gjithë sa njoh rreth asaj që shkruaj, përmblidhet në thënien stërgjyshore sokratike “Unë di se nuk di asgjë”. Nuk bëhet fjalë për modesti të tepruar. Për aq kohë sa do vazhdoj të mos di asgjë nga e gjitha sa di, e kam të nevojshme të shkruaj vazhdimisht letërsi. Ky është një synim tejet vetjak, sepse më ka ndodhur papritur që të takoj aksidentalisht harmoninë e dijes në formë veprore brenda meje, gjatë procesit të shkrimit.
Iolanda Malamen: Ju trand më fort realiteti, sesa imagjinarja?
Flurans Ilia: As njëri as tjetra. “Gjella me kripë, por kripa me karar” thotë shprehja e urtë. Është e shëndetshme të imagjinosh po aq sa ta jetosh realisht realitetin e jetës edhe pse shpesh herë zhgënjyes. Zgjerimi i kufijve të realitetit në kurriz të imagjinares dhe anasjelltas, e prish ekuilibrin mendor. Prishja e ekuilibrit, është pikërisht ky fenomeni që më trand.
Iolanda Malamen: Sa e dukshme është kritika e kësaj periudhe?
Flurans Ilia: Aktualisht kritika (shkencore) letrare e kulluar nuk ekziston në Shqipëri. Ka vetëm opinione të parfumuara me pak tendencë analize që burojnë nga disa faktorë: Nga dashuria e sinqertë e “kritikut” që e shkruan “kritikën” rreth veprës që ka lexuar vetëm se i vjen sipas midesë dhe shijeve të tij. Nga miqësia e “kritikut” me autorin që ka shkruar veprën (unë shkruaj sot për ty, ti duhet të shkruash nesër për mua!). Si dhe nga ligësia, xhelozia, mediokriteti i “kritikut” me të vetmin qëllim që të nxijë figurën e autorit nga rrethana tërësisht jashtë letrare që, nuk kanë lidhje fare me veprën. Ju nuk do e besoni po t’u them se u bënë 18 vjet që në tekstet e letërsisë në shkollat dhe universitetet tona, letërsia bashkëkohore shqiptare ndalet në vitet ’90?!
Iolanda Malamen: Çfarë peshe e mbrapshtë u shmang përfundimisht nga letërsia deri në vitet '90?
Flurans Ilia: U shmang denigrimi total i njeriut. Rezistenca e talentit kundrejt mediokritetit mbytës. Diktatura, sado e ashpër dhe mizore që ka qenë, nuk ia doli mbanë të shuante plotësisht aspiratën njerëzore të mbajtur ndezur në skutën më të thellë të shpirtit, për të menduar si individ i lirë dhe me vetëdije prej të talentuari. E tëra kjo falë letërsisë dhe një pjese të shkrimtarëve tanë në rezistencë.
Iolanda Malamen: Çfarë kërkesash të natyrës sociale keni ju shkrimtarët e rinj?
Flurans Ilia: Shkrimtarët e rinj shqiptarë nuk presin prej kurrkujt të bëjë realitet realizimin e kërkesave të tyre të nevojshme me natyrë sociale për t’i dhënë fund territ të indiferencës. Por, të paktën një fjalë e sinqertë vlerësuese do tu jepte zemër për të vazhduar rrugëtimin e tyre në art, jashtë Underground-it ku baresin.
Iolanda Malamen: Si do të imponohet letërsia shqiptare në tregun evropian të librit?
Flurans Ilia: Kjo nuk më takon mua ta them. Ndërkohë që në Shqipëri sukseset e përkthimit të literaturës botërore nga gjuhët përkatëse në shqip është i pamat. Përkthimi i letërsisë shqipe nga shqipja në gjuhët evropiane është eventualisht i mangët.
Iolanda Malamen: Ndiheni të ndrydhur për shkak të gjuhës, në të cilën shkruani?
Flurans Ilia: Shqipja për nga numri i frymëve që e flasin, lexojnë dhe shkruajnë, përbën një numër ndjeshmërisht të kufizuar. Të mos e shohim problemin nga kjo pikëpamje. Duhet të kuptojmë se të gjitha gjuhët, qofshin këto të vogla apo të mëdha, gjallojnë (gjakojnë) brenda llojit të vet. Ky është një fenomen tejet vetjak për çdo vend në veçanti. Gjuha nuk lëviz dhe ushqen me oksigjen vetëm gjakun e mendimit, por pastron edhe gjuhën e një kombi në vetvete, duke luftuar manipulimin shpirtëror. Gjuha ndihmon interesat e shtresave të ndryshme, kryesisht ato të brezit të ri, që kërkon mjete të reja të shprehuri. Gjuha e zbukuron, ose e shëmton në të kundërt, njeriun. Këto dukuri brenda një gjuhe të vogël si shqipja kapin një amplitudë temperature edhe më të ndjeshme. Çështja qëndron në nyjën se sa të aftë jemi t’i shohim, t’ua shtojmë vlerën, t’i ndjejmë dobinë dhe të bashkëjetojmë lirshëm pa kurrfarë kompleksiteti me to.
Iolanda Malamen: Çfarë gëzimesh të sjell letërsia që shkruan?
Flurans Ilia: “O ti që fle, thuamë ç’është gjumi? Gjumi i përngjan vdekjes. Atëherë, pse nuk bën vepra, në mënyrë që edhe kur të vdesësh t’u përngjash të gjallëve, ndërsa ti je i gjallë dhe u përngjan të vdekurve të trishtuar?”. Kjo thënie iluministe nga Leonardo da Vinçi, më bën të kuptoj se jam një qenie egoiste njerëzore si gjithë të tjerët, më bën të kuptoj se një nga gëzimet që më fal shkrimi është përpjekja e gjallë që të mos u ngjaj të vdekurve të trishtuar.
Iolanda Malamen: Bën pjesë ndër organizatorët e një festivali ndërkombëtar të poezisë, të quajtur “Poeteka”, i cili zhvilloi këtë vit edicionin e katërt. Cili është “përfitimi” i një manifestimi të tillë?
Flurans Ilia: Ideatori, drejtuesi dhe organizatori i projektit “Poeteka” është poeti Arian Leka, i cili ka sakrifikuar shumë për ta shndërruar në këto katër vite festivalin ndërkombëtar të poezisë “Poeteka” në një eveniment dinjitoz të barabartë, e ndoshta akoma edhe më mirë se simotrat evropiane. Dhe ja ka dalë mbanë faqebardhë. Unë jam munduar, me sa kam pasur mundësi, me gjithë shpirt, nga dashuria për artin e fjalës që, të mos sjell në festival vetëm poezinë time, por edhe pak energji fizike. Të dyja së bashku të shkrira me atmosferën e festivalit më kanë përftuar shumë gëzim në shpirt këto dy-tre vitet e fundit dhe gjej rastin të falënderoj “Poetekën”. Përfitimi i një manifestimi të tillë është shumëpërmasor në aspektin e imazhit të sotëm moral jo vetëm të poezisë. Do ndalem në një nga pikat që më prek më tepër. Në raportin e thjeshtë të drejtpërdrejtë njerëzor të këtij festivali. Nëpërmjet tij ne kemi fatin të njohim nga afër njeriun, për më tepër kur ky është edhe poet. Kjo na afron dhe bashkon me njerëz të bukur shpirtërisht, me vizionin e së ardhmes, me kontinentin mëmë dhe familjen e përbashkët evropiane, si edhe me treva të tjera të botës së kulturuar. Kjo na bënë të ndihemi mirë me vetveten.
Iolanda Malamen: A sillet ashtu siç duhet Shqipëria e sotme ndaj shkrimtarëve?
Flurans Ilia: “Atdhe i kujt je ti?”, “Lundërtarë pa atdhe, atdhe pa lundërtarë”, “Si dhe përse shkruajmë” etj., janë një seri artikujsh që unë personalisht kam trajtuar në shtypin e sotëm shqiptar këto tri vitet e fundit. Varet se në ç’kontekst e fusim termin Shqipëri. Në qoftë se kemi parasysh Shqipërinë zyrtare, shteti nuk investon si duhet për promovimin e kulturës shqiptare në botë dhe është indiferent ndaj problemeve të shkrimtarëve brenda vendit (shkrimtarët jashtë vendit?). Duhet ta pohoj se jepet një çmim letrar çdo fundviti nga Ministria e Kulturës. Po. Por problemi që kemi pasur këto kohë, i taksimit të librit nga ana e shtetit, dëshmoi edhe njëherë që jo vetëm nuk stimulohet siç duhet ky sektor, por madje pengohet indirekt. Në qoftë se në ballinë të termit Shqipëri përfshijmë atë kontingjent njerëzish intelektual që merren me arte, letërsi, media të shkruar dhe vizive, katedrat e universiteteve, pararojën e mendimit të formatuar si elitë etj., këtu antikapi është akoma edhe më i madh, sepse gjithçka funksionon në baza dhe rregulla klanore. Klientelizmi është gangrena e Shqipërisë së sotme. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i sqarojmë vetes si taksapagues se ç’duhet të quajmë Shqipëri? Ndërsa si shkrimtarë (nënkuptoj deri diku: njeriun e lirë), nuk presim ndonjë sjellje të veçantë nga Shqipëria, përkundrazi, duhet të japim më shumë.
Iolanda Malamen: A mund të jetojë një shkrimtar i ri vetëm nga letërsia?
Flurans Ilia: Absolutisht jo.
Iolanda Malamen: Cila është ëndrra jote më e gjallë në këto çaste?
Flurans Ilia: Ju rrëfeva pak më sipër me sinqeritet mbi synim tim vetjak në raport me procesin e shkrimit, sepse siç ju dëshmova, më ka ndodhur papritur që të takoj aksidentalisht harmoninë e dijes në formë veprore brenda meje. Por, ende nuk e kam ndeshur formën absolute të dijes. Nuk kam takuar ende dijen e të Shumëdijshmit që, do t’i jepte një përgjigje të plotë pikëpyetjeve të mia në raport me Universin, dhe që do të më paqësojë me botën. A mund të arrihet kjo? Apo është një ëndërr e gjallë që do vazhdoj të më mbajë të gjallë për çdo çast, si qenie tërësisht të shqetësuar njerëzore, ndër ëndrrat e mia të ankthshme?
*Iolanda Malamen, poete, prozatore, gazetare, eseiste, përkthyese, rumune. Autore e shquar e shumë vëllimeve në poezi dhe prozë. Ka botuar gjithashtu pesë vëllime bisedash me shkrimtarë dhe artistë rumunë e të huaj. Mes viteve 1983-1997 gjatë periudhës së diktaturës rumune dhe “tejzgjatjes” së saj, Malamen në shenjë proteste nuk pranoi të publikonte asnjë varg. Ajo është laureate e Medaljes së Akademisë “Femina” (1999) për poezi. Meriton çmimin “Apler” (2006) për gazetari kulturore. Si dhe ka fituar tetë çmime të Bashkimit të Shkrimtarëve të Rumanisë dhe Shoqatës së Shkrimtarëve të Bukureshtit për krijimtarinë e saj në poezi, prozë, publicistikë. Punon si gazetare në një nga të përditshmet më të mëdha të Rumanisë gazetën ZIUA (Dita), prej së cilës është shkëputur kjo intervistë.