E Shtunë, 31 Tetor 2026

DAR, program edukimi në shkollat e Tiranës për uljen e përdoruesve të drogës

Të gjitha shkollat 9- vjeçare të Tiranës do të përfshihen në një program për edukimin dhe reduktimin e kërkesës për drogë nga nxënësit. Programi mbështet nga katër partnere, ambasada amerikane, garda e Neë Jersit, drejtoria e Policisë se Tiranës si dhe Drejtoria Arsimore dhe ka për qëllim parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike nga të miturit në shkollat 9- vjeçare.

Ne kemi projektuar që gjatë vitit akademik 2010-2011 ky program të shtrohet në një gamë të gjerë shkollash, pothuajse në të gjitha shkollat 9- vjeçare të Tiranës, dhe kryesisht në klasat e pesta dhe të gjashta. Synimi është që suksesi i këtij programi të çojë që ai të shtrihet në të gjithë republikën e Shqipërisë thotë Arben Nasufi, koordinatori i projektit. Në fazën e parë u përfshinë 10 shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit, duke e konsideruar të suksesshme, bashkëpunimin mes policisë dhe komunitetit për parandalimin e përdorimit të lëndëve narkotike. Përdorimi i substancave narkotike është konstatuar në disa raste edhe në shkolla.Është e vërtetë që në shkollat e Tiranës ka veprimtari të ushtrimit, kryesisht të drogave të lehta. Nuk mund të themi se kjo është në shkollat 9- vjeçare, por në shkollat e mesme ka të dhëna dhe statistika, si dhe elementë kriminalë që janë goditur, të cilët kanë qenë pranë shkollave dhe kanë tregtuar lëndë narkotike. Është kapur kjo grupmoshë, pra klasat e pesta e të gjashta, të moshave 11-13 vjeç dhe janë grupmoshat më të rrezikuara, por që duan sensibilizuar që pas kësaj moshe të dinë të marrin vendim, tha Nasufi. Ecuria e projektit pritet që pas shkollave 9- vjeçare të Tiranës të shtrihet në të gjithë vendin, për ti thënë JO- përdorimit, jo vetëm të drogave, por edhe të duhanit dhe alkoolit nga nxënësit. Statistikat më të fundit, raportojnë rreth 40 mijë përdorues, nga të cilët 8000 mijë kanë nevojë për trajtim, një nga të cilat është ajo me metadon që po përdoret. "Bëhet fjalë nga 30 deri në 40 mijë përdorues që janë të gjitha llojet e drogave. Flasim për 8 mijë përdorues që janë përdorues që duan terapi, persona që mund të injektojnë ose që përdorin heroine, dhe kjo mbahet si një nga format më të rënda të drogës. Në Tiranë bëhet fjalë për 130 klientë që marrin terapi përditë, po këtu mund të shtojmë 55 në Durrës, pesë në Elbasan dhe Vlora e Korça edhe 100 të tjerë", tha Genci Muçollari, "Aksion plus". Historia e Klodit, është një ndër mijëra historitë e të rinjve të cilat e kanë filluar drogën, duke u shtyrë nga shoqëria e tyre. Por edhe pse pas 13 vjetësh, Klodiani mund ti mbijetonte drogës, dhe ti kthehej sërish normalitetit. Ai mundi ti thoshte asaj stop në kohë, për të shpëtuar jetën e tij e për të mos qenë më në listën e gjatë të përdoruesve të drogës. Ndërkohë në vendin tonë ka filluar që prej disa vitesh trajtimi me metadon i cili mund të kryhet vetëm në qendrën aksion Plus. Metadoni është një substancë e cila ka efekte të mëdha përsa i përket kundra veprimit ndaj heroinës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›