E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punësimi i të rinjve, tani edhe me sit elektronik

U zhvillua ditën e djeshme, konferenca me prezantimin e Programit të Rrjetit të Punësimit Rinor për punësimin e të rinjve organizuar në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Rinisë dhe Planit të Aksionit Rinor. Prezantimi i Rrjetit të Informacionit të Punësimit Rinor të përbërë nga 10 organizata rinore u prezantua nga Vladimir Thano. E ftuara e nderit,

ku prezantoi dhe Programin e Përbashkët të UN për Punësimin Rinor dhe Migrimin, Daniela Zampini theksoi rëndësinë e këtij projekti. Pas prezantimeve ishte debat i hapur me të rinjtë dhe qëllimi i debatit ishte përcaktimi i objektivave dhe prioriteteve të rrjetit të informacionit të punësimit rinor. Më pas takimi i djeshëm vijoi si një veprimtari me rëndësi të veçantë në përmbushjen misionit për të rinjve në zhvillimin e politikave në fushën e rinisë dhe në edukimin e gjeneratës së re në aspektet sociale, kulturore dhe ekonomike ku padyshim, të rinjtë përbëjnë një burim të jashtëzakonshëm të potencialit për të nesërmen. Prezantimi i këtij ueb-it për punësimin rinor, vjen në koherencë me prioritetet që rrjedhin nga programi qeverisës, duke rritur ndjeshëm nivelin e aksesit për të rinjve ndaj informacionit mbi ofrimin e mundësive për punësim(sekt privat e publik), si dhe shërbime të tjera me të cilat do të njihen përmes prezantimit të ueb-it. Me prezantimin e këtij site për punësimin rinor dhe fuqizimin e dialogut midis institucioneve politikëbërëse dhe partnereve social rinore, ne kemi bërë një vlerësim të drejtë të nevojave dhe kërkesave të realitetit të sotëm rinor dhe sfidave, që i ofron koha kësaj gjenerate. Më tej në konferencë u theksua se në këtë proces ka  rëndësi rinia, jo vetëm si faktor pjesëmarrës por edhe si protagonist, si energji dhe si përcjellëse e këtyre vlerave që do të ridimensionojë frymën e partneritetit dhe të mirëfunksionimit, jo vetëm ndërmjet institucioneve shtetërore me individin, por të individit me shoqërinë ku bën pjesë.

Last Updated on E Hene, 21 Qershor 2010 18:48

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›