E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH Feja ne Shqiperi e respektuar

Departamenti Amerikan i Shtetit beri publik dje raportin mbi lirite fetare ne bote per vitin 2010 ku nuk mungoi edhe vleresimi per Shqiperine. Kushtetuta e ketij vendi garanton lirine e fese ndersa ligjet kane kontribuar per ushtrimin e saj thuhet ne raport.

Kushtetuta siguron lirine e fese dhe ligje e politika te tjera kontribuuan per nje ushtrim pergjithesisht te lire te fese. Qytetaret kane te drejte te padisin qeverine per cenim te lirise se tyre per ushtrimin e lire te fese- thuhet ne raport. Per sa i perket Shqiperise ne raport nuk permendet asnje rast abuzimi apo diskriminimi shoqeror mbi fene.

Nuk pati raportime per abuzime dhe diskriminim nga shoqeria me baze identifikimin besimin apo ushtrimin fetar nuk pati as raportime per akte domethenese vandalizmi- thuhet ne raport ndersa theksohet se ne raste te vecanta ka pasur kufizime per sa i perket veshjes dhe shfaqjes se saj ne institucione publike sic jane shkollat Nuk ka ligj qe ndalon mbajtjen e veshjeve apo simboleve fetare. Drejtoret e shkollave kane te drejte te percaktojne standardet per veshjen e pershtatshme cka me raste perfshinte kufizime ndaj ekspozimit publik te simboleve fetare. Gjate periudhes se raportimit pati pasur raportime se drejtoret ne shkolla te mesme shteterore kane ndaluar te ndjekin mesimin studente myslimane ngaqe mbanin shami ne koke- theksohet ne raport.

Raporti nenvizon se Zyrtare te ambasades se SHBA e kane nxitur qeverine qe te trajtoje pretendimet per pronat fetare dhe tu ktheje ndertesat token si edhe prona te tjera grupeve fetare te cilat i kane humbur gjate udheheqjes komuniste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›