I dyshuari per vrasjen e 19-vjecarit grabiti edhe kazinone
Sherbimet hetimore ne Komisariatin e Kavajes kane bere te mundur identifikimin e autoreve e vjedhjes me arme te Kazino Monako e ndodhur me date 12 Tetor te ketij viti. Nder autoret e vjedhjes edhe Albano Kusi i cili aktualisht ndodhet i arrestuar per nje vrasje te ndodhur me 19 tetor 2010 ne Qaf Krrabe. Gjate kesaj grabitje ka mbetur i plagosur me arme zjarri punonjesi e sigurise ne kete kazino Nexhat Muca 34 vjec. Ne perfundim te hetimeve ka rezultuar se kane qene 5 autoret e kesaj vjedhjeje. Deri tani per kete ngjarje eshte bere i mundur arrestimi i njerit prej tyre Andi Shkurti 19 vjec nga Tirana. Nderkohe qe jane shpallur ne kerkim edhe tre persona te tjere te dyshuar per kete ngjarje emrat e te cileve nuk behen te ditur per arsye hetimore. Ndersa Albano Kusi ka qene i burgosur ne perfundimin e hetimit te kesaj ceshtje pasi ai eshte ne pritje te denimit per vrasjen e 19 vjecarit Shkelqim Nozlli. Per vrasjen e Nozllit Kusi e ka pranuar autoresine e vrasjes pa dashur qe te jape sqarime te metejshme. Por nga grupi hetimor dyshohet se ka qene nje tregti per dy pistoleta qe nuk ka shkuar mire midis tij dhe viktimes. Sipas policise armet qe do ti shiste 19-vjecarit Kusi do tua blinte dy policeve.