E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohet “Garilla” i drogës

Në pranga përfundoi shtetasit Andi Çeçi, banues në lagjen “24 Maji” të Vlorës, ku iu sekuestruar 300 gramë lëndë narkotike e ngjashme me kanabis sativa.

Nga shërbimet e policisë prej disa ditësh ishte marrë informacion në rrugë operative se një person me pseudonimin “Garilla” shpërndante lëndë narkotike në lagjen “24 Maji”. Nga puna e bërë për ndjekjen dhe verifikimin e këtij informacioni është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e këtij  personi të cilit nga kontrolli personal i ushtruar ndaj brenda një qeseje transparente ju gjet një sasi prej 6.9 gr lëndë narkotike kanabis sativa.

Nga kontrolli i mëtejshëm i banesës së këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar edhe 293  gr. lëndë narkotike “kanabis sativa”, e ndarë në dy qese, e destinuar për t’u shitur. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Start/

                                                                                             2012-05-25 09:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›