E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH: Kosova vend tranzit për drogën, jo prodhues

PRISHTINE – Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Strategjinë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve, Kosova është kryesisht shtet tranzit për drogat që kanë destinacion Evropën dhe nuk është prodhues narkotikësh.
Sipas DASH-it, qeveria e Kosovës përballet me sfida në luftimin e trafikimit të narkotikëve, për shkak të zonave të pakontrolluara kufitare dhe korrupsionit të mundshëm.

“Kosova ka bërë përparim në iniciativat kundër substancave narkotike në vitin 2011, kryesisht duke përmirësuar koordinimin në mes të agjencive të përfshira. Heroina dhe drogat tjera hyjnë në Kosovë kryesisht përmes Afganistanit, Turqisë dhe Lindjes së Mesme dhe përmes Maqedonisë, ndërsa kokaina dhe marihuana hyjnë përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi.”- thueht në raport.

Sipas raportit, afidat për policinë në uljen e furnizimeve kanë të bëjnë me burimet e kufizuara, rrethi i ngushtë familjar, strukturat klanore, që pengojnë hetimet dhe një mungesë e përgjithshme e prokurorëve qe merren vetëm me krimet narkotike.

“Sa i përket politikave qeveritare, Kosova nuk inkurajon trafikimin e drogës dhe asnjë zyrtar nuk dihet të jetë marrë me aktivitete të tilla. Derisa ligjet ndalojnë korrupsionin që do të mund të ndihmonte trafikimin e narkotikëve, ekzistojnë dyshime se narkotikët lëvizin në Kosovë me kamionë, autobusë dhe makina private, shpesh me lejen e zyrtarëve doganorë, të cilët marrin ryshfet për të mbyllur njërin sy.”- thuhet në raport.

(er.nu/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›