Dialogu në gjyq: Ilia Basho, zbulohen SMS-të para vrasjes së bashkëshortes, Eleni Bashos

Ilia Basho ne gjykate
Prokuroria: Vrasjen e organizoi Ilia Basho, ishte dëshirë e tij.
Zbardhet debati në Gjykatën e Apelit, avokati: Ilia, i dashuruar deri në dobësi me Shehajn.
Gjykata e Apelit la të pandryshuar dje masën e sigurisë arrest me burg për Ilia Bashon, të akuzuarin si organizatorin e vrasjes së bashkëshortes së tij Eleni Basho më 2 shkurt në Shkozë të kryeqytetit. Një treshe gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Edmond Gogo nuk u bind nga argumentet e avokatit mbrojtës të Bashos, sipas të cilit Prokuroria nuk zotëronte prova që përfshinin klientin e tij në vrasje. Para trupit gjykues, avokati konfirmoi lidhjen jashtëmartesore të klientit të tij me shtetasen Yllka Shehaj. Sipas avokatit, klienti i tij e dashuronte marrëzisht, deri në dobësi njerëzore, shtetasen Yllka Shehaj. Avokati u shpreh se interpretimet në lidhje me komunikimet mes klientit të tij dhe Yllka Shehajt, referuar eliminimit fizik të Eleni Bashos, ishin fantazi e prokurorisë. Nga ana e tij, prokurori Dritan Peka kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë, duke pohuar se referuar provave që zotërohen, i dyshuari Basho është i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes së tij. Në vijim paraqiten argumentet e avokatit Lazer Sokoli, mbrojtësit ligjor të personit nën hetim, Ilia Basho. ar.ba
Avokati
Cilat janë rrethanat e ngjarjes të prezantuar nga përfaqësuesit e organit të akuzës. Në dt.21.02.2012, në orën 22:30, është kryer ndalimi i shtetasit Ilia Thanas Basho, pasi pretendohet të jetë autor i kryerjes së veprës penale të vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Rrethanat e ngjarjes së ndodhur janë përshkruar si të tilla që: Më dt.02.02.2012, rreth orës 18:00 në Tiranë, e pikërisht në Shkozë ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me armë zjarri shtetasja Eleni Basho, bashkëshorte e të arrestuarit. Ka qenë pikërisht ky fakt dhe dyshimi se i shoqi i saj, Ilia Basho, është bashkëpunëtor në kryerjen e kësaj vepre penale, që ka shtyrë prokurorin për nxjerrjen e urdhrit të ndalimit për këtë shtetas.
Përpara Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë për këtë shkak janë dërguar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dy kërkesa e konkretisht; Kërkesa e parë për vleftësimin e urdhrit të ndalimit dhënë ndaj shtetasit Ilia Basho. Kërkesa e dytë: Për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg pa afat për të ndaluarin Ilia Basho. Çfarë vendosi

Ilia Basho me Yllka Shehaj
Gjykata lidhur me këto dy kërkesa: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë në përfundim të atij gjykimi, me vendimin e vet nr.215, dt.24.02.2012, ka vendosur të vleftësojë si të ligjshëm urdhrin e ndalimit të nxjerrë për shtetasin Ilia Basho dhe njëkohësisht ka pranuar kërkesën tjetër për të caktuar si masë sigurimi ndaj tij atë të arrestit në burg pa afat. Përse e apelojmë këtë vendim të dhënë më dt.24.02.2012? E apelojmë këtë vendim, pasi jemi kundër dy vendimeve të marra dhe të dy arsyetimeve të dhëna në të, si për ligjshmërinë e ndalimit, ashtu edhe për caktimin e masës së sigurimit. Së pari, lidhur me deklarimin si të ligjshëm të ndalimit, për mbrojtjen dhe të ndaluarin ai vendim është marrë në kundërshtim me ligjin procedural penal. Përse u urdhërua ndalimi nga ana e prokurorit i këtij shtetasi në orën 22:30 të datës 21.02.2012, afërsisht 20 ditë pas ngjarjes së ndodhur, ku si pasojë e goditjeve me arme zjarri gjeti vdekjen Eleni Basho? Prokurori nuk jep asnjë provë për të ligjëruar pranimin e saj, por përkundrazi e kërkon ligjërimin e këtij urdhërimi në dyshimet e bazuara për autorësinë e kryerjes së krimit, argumentim pa lidhje për kryerjen e ndalimit.
Nuk i tregoi asaj gjykate se ku konsiston rreziku i ikjes, i cili parashikohet si kusht i domosdoshëm dhe i vetëm për lëshimin e urdhrit të ndalimit nga prokurori. Si u pranua nga gjykata kjo kërkesë, kur ajo nuk ishte e bazuar as në prova dhe as në ligj?
Si ia provoi akuza asaj gjykate këtë fakt, ndërkohë që në dijeninë tonë shtetasi Ilia Basho nuk ka tentuar të largohet? Përfaqësuesi i akuzës në parashtrimet e veta nuk tregoi asnjë të dhënë se ku e mbështet rrezikun e ikjes. Ai nuk tregoi ndonjë veprim të të dyshuarit, qoftë edhe një të vetëm, nga ato që mund të paramendonin rrezikun e ikjes si p.sh.: se ai kish tërhequr shuma lekësh nga bankat apo persona private; ai po interesohej për vizë; ai u kap në ndonjë pikë të kalimit kufitar duke tentuar ikjen; ai po porosiste bileta avioni apo trageti etj. si këto, që ta bindte gjykatën se ai vërtet po kërkonte të largohej. Pikërisht se u pranua nga gjykata si i ligjshëm në kundërshtim me ligjin, kërkojmë nga Gjykata e Apelit Tiranë deklarimin e paligjshëm të këtij ndalimi dhe urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të Ilia Bashos.
ARRESTI ME BURG
Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit personal dhe të pranuar nga ajo gjykatë, duam tju bëjmë me dije se: Prokurori pretendon se ekziston dyshimi i bazuar në prova se personi nën hetim mund të ketë kryer veprën penale të vrasjes me paramendim dhe kërkon caktimin e masës së sigurimit, duke i parashtruar gjykatës deklarimet e disa shtetasve dhe përmbajtjen e një mesazhi. Gjykata në vendimin e saj nr.215 të dt.24.02.2012, kur arsyeton ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm, relaton ekzaktësisht se dyshimi i arsyeshëm krijohet nga shqyrtimi i materialit procedues, si procesverbali i ndalimit, i këqyrjes së vendit të ngjarjes,për marrjen e të dhënave nga personat që kanë dijeni për ngjarjen, dhe urdhri për regjistrimin e emrit të personit të cilit i atribuohet vepra penale. Mbrojtja, pa pretenduar të zgjidhë në këtë fazë të hetimit çështjen e themelit por edhe pa lënë mënjane provat e servirura, vlerëson se nuk ekziston ky dyshim, aq më pak i bazuar në prova dhe se nuk ka vend për caktim mase sigurimi. Është e tepërt të themi se në serinë e materialeve të servirura më lart në vendim, disa prej tyre janë thjesht procedurale, pa kurrfarë vlere provuese me fuqinë e provës. P.sh. urdhri për regjistrim të emrit nuk është provë, po kështu mund të themi për procesverbalin e ndalimit të shtetasit, i cili është veprim i njëanshëm e për të cilin është kërkuar paligjshmëria e tij. Këqyrja e vendit të ngjarjes nuk tregon asgjë që ta lidhë autorësinë e krimit me të ndaluarin Ilia Basho.
Dëshmitë
Me deklarimet e shtetases Mirela Zharkalli, motra e viktimës Eleni, provohet se marrëdhëniet bashkëshortore midis personit nën hetim Ilia Basho dhe të ndjerës Eleni Basho kanë qenë të mira, por së fundmi ishin tronditur. Me deklarimet e shtetasit Vasil Dodi, babai i viktimës, provohet se marrëdhëniet bashkëshortore midis personit nën hetim Ilia Basho dhe të ndjerës Eleni Basho ishin si të çdo çifti tjetër dhe se ai ka rënë në dijeni se kishin filluar pakënaqësi lindur nga xhelozia. Me deklarimet e shtetases Yllka Shehaj rezulton se mes saj dhe të arrestuarit ka pasur një lidhje imtime. Kjo lidhje madje është deklaruar si e mbyllur nga ana e deklarueses, pasi ajo kish disa muaj në një lidhje tjetër me tjetër person. Ajo ka deklaruar se marrëdhëniet bashkëshortore të çiftit Basho ishin tronditur thellësisht dhe personi nën hetim i kishte premtuar asaj z