Video Prifti-Beqiraj, Prokuroria çon dosjen në Gjykatën e Lartë
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme mbyll hetimet dhe dorëzon në Gjykatën e Lartë dosjen për gjykim ndaj ish ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti dhe ish zv/ministrit Leonard Beqiraj. Ndaj dy ish zyrtareve rëndon akuza e korrupsionit pasiv. Pritet që gjykata të caktojë Kolegjin Penal për gjykimin e cështjes ndaj ish zyrtarëve të vënë nën akuzë për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Bëhet fjalë për materialin video në të cilin shfaqej Dritan Prifti së bashku me vartësin e tij Beqiraj, duke ndarë një shumë prej 70 mijë eurosh.
Videoja u bë publike nga Ish-deputeti i LSI-së Spartak Braho, i cili deklaroi se këtë video prej 20 minutash e ka prokuroria, ndërsa shtoi se edhe kjo është regjistruar nga vetë Dritan Prifti, 10 ditë pas filmimit të videos Meta- Prifti, me të njëjtat mjete filmimi.
Kjo video ishte fshirë, por u zbulua nga eksperti amerikan në lap topin e dorëzuar nga Prifti në prokurori, i cili denonconte atëherë ish zv kryeministrin Meta për afera korruptive në dhënien e koncesioneve.
(ma.ar/BalkanWeb)