E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brace: Rama, duhet t’i kerkosh falje Berishes

Rozeta Rapushi

Deputeti socialist, Erjon Brace, ne pamundesi per te qene pjese e Konferences Rajonale te Partise Socialiste ne Berat, ju drejtua dje nga faqja e tij ne rrjetin social Facebook kreut socialist Edi Rama, duke thene votat ne Berat ne 2009 u shiten dhe u vodhen dhe ndaj PS nuk e mori mandatin e 5. Kjo pasi Rama apeloi ne mbledhjen e djeshme per bashkim ne Asamblene e Zgjeruar te Partise, duke marre si shembull zgjedhjet 2009, faktin qe PS mbeti shume pak vota larg mandatit te 5-te; duke gjetur si shkak mosmarreveshjet mes deputeteve, qe Brace e quajti nje histori traktesh duke aluduar pergjegjesine per te. Ne kete kuader, ai beri te qarte Rames, se ka dy mundesi, ku njera eshte ti kerkoje kryeministrit Sali Berisha ndjese per kauzen e pas zgjedhjeve te vjedhura, demonstratat, greven e urise, etj ose vete atij. “Meqe ne ate salle nuk kisha asnje mundesi, po tentoj te pergjigjem shkurt publikisht. Kryetar, votat ne Berat u shiten dhe u vodhen dhe kjo eshte arsyeja perse PS nuk arriti te marre mandatin e 5 atje. Une as e vjedh e as e shes partine time. Ndaj ata me kane votuar me shume se kushdo. Por kjo e sotmja rrezon kauzen e pas zgjedhjeve te vjedhura te vitit 2009 te demonstratave, greves se urise, etj, etj. Te dyja nuk mund te jene te verteta, ose eshte e vertete se ne zgjedhjet i humbem ose eshte e vertete se zgjedhjet u shiten e u vodhen. Zgjidhni vete, ne njeren mund te rezultoje ti kerkosh ndjese Sali Berishes, ne tjetren, lere fare, u mesova tani, fundi eshte, s’ke pse me adresohesh mua me ndjese”, - reagoi ashper Brace. Deputeti socialist beri me dije edhe reagimet e tij vite me pare, ne vitin 2010 ne Asamblene e PS-se, ku akuzat ne ate kohe kundrejt tij ishin bere. Sipas Braces ne ate kohe, Berati ishte nje nga zonat kyc te manipulimit zgjedhor, deformimit dhe vjedhjes se votes. “PS ne Berat nuk humbi sepse Sali Berisha vodhi votat por sepse Erjon Brace luftoi dhe i vodhi votat G99. Asgje nuk eshte e vertete. G99 ka marre ne Berat 3324 vota, mandati i katert nga PS eshte fituar me 11141 vota, G99 per te fituar mandatin e katert te PS duhet te kishte 5570 vota. Po perse duhet ta beja kete kur cdo vote e G99 shume larg pragut per te marre deputetin e PS, llogaritej si vote per PS?”, - zbardh se ka thene tre vite me pare Brace ne asamble. Sipas tij, rezultatet qe Berisha i caktoi PS ne Berat mbeten me te mirat e 18 viteve pluralizem, vetem ne 1997 kane qene edhe me te mira, pra bilanci elektoral tregon se ne Qarkun e Beratit PS ka marre 17485 vota me shume se PD. “PS ka 3073 vota me shume se koalicioni Berisha Meta. Koalicioni yne, i mbeshtetur tek votat e PS ka 8247 vota me shume se Koalicioni Berisha Meta!”, - sqaroi Brace ne ate kohe, per kujtese te kryetarit te PS-se Rama edhe dje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›