Amfiteatri i Durresit, nen vemendjen e Europa Nostra
Ne kuader te Dites Nderkombetare te Monumenteve dhe Siteve te Trashegimise Kulturore, Europa Nostra - zeri i Trashegimise Kulturore prane Keshillit te Europes, ka prezantuar listen e shkurter te 14 objekteve te trashegimise europiane ne rrezik. Ky eshte nje program sensibilizues qe targeton publikun e gjere dhe institucione te rendesishme finaciare te Bashkimit Europian. Ne kete liste eshte perfshire dhe Amfiteatri i Durresit si nje monument i rendesishem dhe me vlere per trashegimine europiane. Programi “The 7 Most Endagared” - “7 Me te Rrezikuarit” eshte nje forme e re ndergjegjesimi publik qe Europa Nostra ka zgjedhur per te inkurajuar dhe mbeshtetur organizatat anetare te saj, qe te prezantojne objekte te trashegimise te vendeve te tyre, te cilat kane nevoje per me shume vemendje. “Me kete program inkurajues, Europa Nostra nuk synon vetem identifikimin e monumenteve ne risk te trashegimise kulturore ne Europe, por ben thirrje per veprim. Grupe me eksperte te fushave te ndryshme ne bashkepunim me partneret tane, do ti vizitojne keto objekte te perzgjedhura, dhe do te kontribuojme ne gjetjen e zgjidhjeve te qendrueshme dhe te mundshme per te ardhmen e tyre. Ne kete menyre, ne shpresojme te frymezojme dhe inkurajojme reagimin e organizmave publike dhe private ne Europe dhe jashte saj”, shprehet Denis de Kergorlay, Presidenti Ekzekutiv i Europa Nostra.
Perzgjedhja
Eksperte te njohur te fushes, anetare te Bordit Keshillues Nderkombetar te Europa Nostra, kane perzgjedhur 14 objekte te nominuara nga e gjithe Europa. Keto monumente perfaqesojne qendra historike, zona arkeologjike, ndertesa kulti dhe fortifikime te ndryshme. Ndermjet 40 aplikimeve nga 21 vende te Europes, si Gjermani, Itali, France, Turqi, Qipro, Greqi etj., Amfiteatri i Durresit eshte perzgjedhur ne listen paraprake, per tu vleresuar ne nje faze perfundimtare ne muajt ne vijim. Lista perfundimtare, do te shpallet me rastin e festimit te 50 vjetorit te Europa Nostra, ne Kongresin e radhes, i cili do te mbahet ne Athine ne 16 Qershor 2013.
Amfiteatri i Durresit eshte nje objekt unik me vlera te rralla arkitekturore, historike dhe turistike. Ende i pazbuluar teresisht ky objekt embleme e nje civilizimi mijevjecar dhe nje memorie historike, shume informuese per brezat, eshte pa dyshim motivi kryesor qe i ka shtyre, me sa duket, ekspertet ta perfshijne ate ne listen e 14 te nominuarve. Europa Nostra, dhe anetaret e saj e konsiderojne ruajtjen e trashegimise kulturore nje detyre te rendesishme dhe pa dyshim nje pergjegjesi te perbashket per te gjitha palet. Investimi ne trashegimine nuk eshte nje luks, por nje kontribut per t’i dhene jete trashegimise kulturore europiane. “Europa Nostra me shume se kurre ka nevoje per te qene se bashku, sepse Trashegimia e Europes eshte gjithcka, eshte fryma qe e mban gjalle, si dhe shpirti qe e perjeteson” shprehet i mirenjohuri Placido Domingo - President i Europa Nostra.
“7 Me te Rrezikuarit”
Programi “The 7 Most Endagared” - “7 Me te Rrezikuarit” i prezantuar ne Janar te ketij viti, u adresohej te gjitha organizatave dhe enteve publike anetare te Europa Nostra, te aplikojne per objekte perfaqesuese te trashegimise kukturore te vendeve te tyre. Eksperienca pozitive e ketij programi te sukseshem realizuar nga US National Trust for Historic Preservation (Organizata per Ruajtjen e Trashegimise Historike ne Shtetet e Bashkuara), ishte burim frymezimi dhe per Europa Nostra. Kjo thirrje u vleresua nga Shoqata per Zhvillimin e Turizmit Kulturor, e cila aplikoi duke perzgjedhur Amfiteatrin e Durresit, si nje nga monumentet me te rendesishme te trashegimise kulturore Shqiptare dhe Europiane, me vlera te vecanta per zhvillimin e turizmit Kulturor.