PD, akuza Rames se shkakton tensione, qe mos njohe zgjedhjet
Partia Demokratike akuzoi dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se po kerkon te tensionoje situates politike ne vend, ne prag te zhvillimit te fushates elektorale per zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit. Deputeti demokrat, Gerti Bogdani, tha dje ne emer te selise blu, se kryesocialisti Rama po sajon situate konfliktuale cdo dite per te mos njohur rezultatin e zgjedhjeve me vone, pavaresisht thirrjeve te nderkombetareve. “Partia e zotit Rama, vodhi kartat e deputeteve ne Parlamentin e Shqiperise per ti bllokuar atyre votimin. Me pas, mbeshtetesit e zotit Rama, kercenuan me dhune dhe deputetin Kastriot Islami para shtepise se tij. Tani, zoti Rama ka detyruar partine e tij personale te bojkotoje dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve”, - akuzoi dje demokrati. Sipas tij, Rama eshte i vendosur te mos lejoje asgje, as zgjedhje te lira e te ndershme, as ecjen para te Shqiperise ne Bashkimin Evropian, nuk do te lejoje asgje qe ta ndaloje ne rrugen e tij per pushtet. “Por Partia Demokratike, do te meritoje te gjitha votat me programin e saj dhe zgjidhje reale per problemet e qytetareve per punesim, arsimim dhe rritje ekonomike”, - u shpreh Bogdani. Ai akuzoi serish kreun socialist, se po injoron edhe cdo thirrje te nderkombetareve vetem qe te shtyje daten e zgjedhjeve dhe rritur tensionet politike ne vend. “Zoti Rama ka injoruar dhe cdo thirrje te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Evropian, per tu sjelle ne menyre te pergjegjshme. Por zoti Rama e ben te gjithe kete me nje qellim te vetem, per te rritur tensionin per perfitime. Nje dite kerkon shtyrjen e zgjedhjeve, diten tjeter deklaron se nuk do ti njohe zgjedhjet”, - reagoi ashper Bogdani. Perballe kesaj alternative sipas tij, qendron Partia Demokratike, e cila do te siguroje zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe do te ofroje programin me te mire ne keto
zgjedhje. “Rama cdo gje e ben per qellime politike, per te mbrojtur pushtetin e tij politik dhe cdo here cmimin per kete e paguajne qytetaret. Ne duhet te kemi statusin e vendit kandidat ne BE dhe qindrat e milionat e parave dhe dhjeterat e mijerat e vendeve te punes qe sjell statusi i vendit kandidat, por Rama vazhdon te bllokoje tre ligjet si pjese e strategjise se tij elektorale”, - akuzoi Bogdani. Sipas tij, Shqiperia duhet te kete nje kod penal te ndryshuar i cili te kete ndeshkime me te ashpra per abuzimin ndaj bashkeshortes/it si dhe pastrimin e parave, por Rama vazhdon ta bllokoje kete si pjese e strategjise se tij elektorale. Ai shtoi se Rama bllokon, bojkoton dhe rrit tensione per te terhequr vemendjen nga fakti se ai nuk ka asnje plan konkret per te ardhmen
QENDRIMI
“Lideret e vertete e lene menjane politiken dhe bejne ate cka eshte me mire per qytetaret. Prandaj Partia Demokratike po punon cdo dite per t‘i merituar votat e qytetareve me zgjidhje konkrete dhe reale qe krijojne vende pune me paga me te mira dhe qe permiresojne jeten e qytetareve”, - akuzoi dje deputeti demokrat, Gerti Bogdani.