DASH: Publikimi i ditarit të Stevensit, i neveritshëm

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philippe Reines, tha se është “e neveritshme” që kanali CNN ka publikuar përmbajtjen e ditarit të ambasadorit amerikan të vrarë në Libi, Christopher Stevens, me gjithë kundërshtimet e familjes.
CNN shkroi në faqen e tij të internetit se publiku ka të drejtën të informohet mbi ato që ka mësuar media për shqetësimet dhe kërcënimet që i kanoseshin ambasadorit amerikan në Libi, para se ai të humbte jetën gjatë sulmit në konsullatën e Bengazit, së bashku me tre amerikanë të tjerë.
CNN thotë se informacioni në ditar ngre pyetje përse Departamenti i Shtetit nuk ka bërë më shumë për të mbrojtur ambasadorin.