E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olli: Familjet e tërmetit u kompensuan 100%

Drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli theksoi se menjëherë pas tërmeti, MB-ja ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.  “Grupet e vlerësimit të dëmeve hartuan formularët e dëmeve për 1437 shtëpi, si dhe u inspektuan dhe 1100 shtëpi të tjera me dëme të papërfillshme.

Gjithsej u inspektuan rreth 2500 shtëpi”, theksoi Olli. Ai shtoi se “vlerësimi i dëmeve është bërë në masën 100%, mbështetur në ligjin për emergjencat civile dhe në Udhëzimin e Këshillit të Ministrave për Entin Kombëtar të Banesave, respektivisht për treguesit e qarkut Dibër, dhe jo sipas VKM nr. 206, datë 26.3.1998, që bën fjalë për vlerësimin e dëmeve në shtëpi në raste fatkeqësish në masën 40% dhe 50 % të dëmit të shkaktuar”.

Ai shtoi se mbi bazën e të dhënave, qeveria shpërndau mbi 139 milion lekë. “Shprehim keqardhjen që deputeti socialist Minxhozi artikulon edhe trillime se gjoja 1000 familje në zonën e Dibrës vazhdojnë të mbeten pa strehë. Deklarojmë me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë familje të mbetur jashtë”, tha Olli.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›