E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH-Shqiperise: Pavaresi institucioneve

Zyrtari i Departamentit amerikan te Shtetit, Stjuart Xhons ka deklaruar se SHBA mbeshtesin nismat per formimin e institucioneve te pavarura ne Shqiperi.

Duke folur ne nje interviste per VOA, Xhons ka theksuar se pavaresia e sistemit gjyqesor eshte thelbesore.

“SHBA e mbeshtesin ngritjen e institucioneve te pavarura ne Shqiperi. Zyra e prokurorit te pergjithshem eshte e rendesishme, ashtu si dhe pavaresia e gjyqesorit”, eshte shprehur Xhons.

I pyetur per ngjarjen e Gerdecit, zyrtari USA ka shprehur mbeshtetjen e SHBA per hetimet, por ka perjashtuar implikimin e ambasades amerikane ne trafikun e armeve.

“SHBA mbeshtesin hetimin per Gerdecin. Eshte e rendesishme qe te hetohet dhe te caktohet pergjegjesi. Persa i perket zerave per perfshirje te ambasades amerikane ne trafikun e armeve, mund te dhem se nuk eshte ngritur asnje padi. Nuk ka akuza te tilla. Po behen hetime, por jam i bindur se nuk do te dilet ne perfundimin qe ambasada ishte e implikuar”, ka theksuar Xhons.

Me tej zyrtari amerikan ka shprehur mbeshtetjen e SHBA ne proceset integruese te Shqiperise, ne vecanti ne NATO.

“Firmosja e protokollit te NATO-s nga presidenti Bush ishte nje mundesi per te percjelle mbeshtetjen tone per anetaresimin e Shqiperise. Kete gje e beme me kenaqesi. Gjithashtu dua te theksoj se gjate vizites time ne Tirane degjova nga lideret politike pikepamjet e tyre te njejta per reformat per te ecur perpara”, ka shtuar Xhons.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›