E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Fatmir Sejdiu vizitë zyrtare në Shqiperi

Presidenti kosovar Sejdiu do të mbërrijë në Tiranë me ftesë të Presidentit shqiptar, Topi ditën e hënë më 3 nëntor 2008 vjen. Ne axhenden e Sejdiut parashikohet pervec takimeve zyrtare te vizitojë segmentin Rrëshen-Kalimash 

TIRANE –Kreu i Republikës së Kosovës do të zhvillojë një vizitë tre ditore në Shqipëri. Presidenti Fatmir Sejdiu do të mbërrijë në Tiranë me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi ditën e hënë më 3 nëntor 2008 vjen. Lajmin e konfirmojnë burime të Zyrës së Shtypit të Presidencës së Shqipërisë.
Sipas këtyre burimeve, Presidenti Sejdiu dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë bisedime zyrtare me Presidentin Topi në Pallatin e Brigadave. Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu do të shkëmbejnë mendime edhe për çështje të integrimit euroatlantik të dy vendeve, për bashkëpunimin rajonal si dhe për perspektivën e të ardhmes së shtetit të ri të Kosovës në nismat rajonale. Të dy Presidentët do ndalen edhe në ecurinë e procesit të njohjes së Kosovës për të shtuar dhe koordinuar më mirë përpjekjet dypalëshe në këtë drejtim.
Në ditën e parë të vizitës në Shqipëri, Presidenti Sejdiu do t’u drejtohet me një mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe do të ketë takime të veçanta me Kryetaren e Parlamentit, znj.Jozefina Topalli dhe Kryeministrin e vendit, z.Sali Berisha.
Në ditën e dytë të kësaj vizite Presidenti Topi dhe Presidenti Sejdiu do vizitojnë segmentin Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës që do lidhë Shqipërinë me Kosovën.Po në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri, Presidenti Sejdiu do vizitojë qytetin e Shkodrës.
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›