DASH, “dru” qeverisë për trafikimin e qenieve njerëzore
Publikohet raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve. Shqipëria nuk ka bërë “përpjekje në rritje” gjatë vitit të kaluar në luftën antitrafik
Luan Kondi Tiranë - Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar dje raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Vendet e përcaktuara se kanë një numër domethënës viktimash të trafikimit klasifikohen në një prej tri grupeve. Vendet që vlerësohen se përmbushin “standardet minimale për eliminimin e formave të ashpra të trafikimit” klasifikohen në grupin I, ato që vlerësohen se nuk përmbushin plotësisht standardet minimale, por po bëjnë përpjekje domethënëse për t’i përmbushur këto standarde minimale klasifikohen në grupin II, ndërsa në grupin III hyjnë vendet që vlerësohen se as përmbushin standardet minimale dhe as po bëjnë përpjekje domethënëse për t’i përmbushur ato. Sipas raportit, Shqipëria bën pjesë në grupin II të vendeve të vrojtuara, pra ajo nuk ka bërë “përpjekje në rritje” gjatë vitit të kaluar në luftën antitrafik. Vendi ynë ka dalë nga grupi III sepse ka pasur angazhime ndaj reformave antitrafikim gjatë vitit pasues, por përsëri ka një numër shumë domethënës viktimash trafikimi ose një popullsi domethënëse viktimash në rritje. Publikimi i raportit synon stimulimin e veprimit dhe krijimin e partneriteteve në të gjithë botën në luftën kundër skllavërisë moderne.
Konstatimi
“Shqipëria është një vend burimi për gra dhe vajza të trafikuara për qëllime të shfrytëzimit seksual për përfitim dhe punë të detyruar”, - thuhet në raportin e DASH (Departamentit Amerikan të Shtetit). Vendi ynë vazhdon të mbetet një vend kryesor transiti për trafikimin e qenieve njerëzore në Greqi, Itali, Maqedoni dhe Kosovë. Po sipas raportit, shumë prej viktimave të trafikut trafikohen më tej në vende të Europës Perëndimore si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Belgjika, Norvegjia, Gjermania dhe Holanda. Raporti nxjerr në pah edhe trafikimin e fëmijëve në Greqi për të lypur apo të punës së tyre në forma të tjera. “Afro gjysma e të gjitha viktimave shqiptare të trafikimit janë nën moshën 18 vjeç. Trafikimi i brendshëm për seks i femrave dhe fëmijëve është në rritje”, - vijon raporti. Departamenti Amerikan i Shtetit konstaton se qeveria e Shqipërisë nuk përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por ajo po bën përpjekje domethënëse për ta arritur këtë. “Qeveria e Shqipërisë është vendosur në Listën e Vrojtimit të Grupit II për shkak se dështoi të demonstronte prova të përpjekjeve në rritje për të luftuar trafikimin gjatë vitit të shkuar, sidomos në fushën e mbrojtjes së viktimave. Qeveria nuk identifikoi si duhet viktimat e trafikimit gjatë vitit 2007. Gjithashtu, ajo nuk ka demonstruar se po heton apo ndjek penalisht në mënyrë energjike zyrtarët fajtorë”, - kritikon raporti i DASH.
Kritikat
Në raport shkruhet se qeveria shqiptare nuk paraqiti fakte bindëse për përparim në përpjekjet ligjzbatuese për të luftuar trafikimin njerëzor gjatë vitit 2007. Edhe pse Shqipëria e ndëshkon rëndë trafikimin e seksit, më shumë se përdhunimin, pra me 5 deri në 15 vjet burg, këto dënime janë mjaftueshëm shtrënguese. “Gjatë vitit 2007 Shqipëria ndoqi penalisht 49 trafikantë të dyshuar dhe dënoi 7 kundërvajtës për trafikim njerëzor. Shtatë nga ndjekjet penale ishin për trafikim të punës së fëmijëve. Dënimet për trafikantët e dënuar ishin të ashpra sa duhet, duke variuar nga pesë vite burgim dhe gjoba deri në 16 vite burgim me gjoba. Nuk dihet nëse qeveria ndoqi penalisht dhe dënoi trafikantë të tjerë nën statute të tjera sepse qeveria nuk bën ndarje të statistikave të krimeve me kundërvajtjet për trafikim”, - përmendet në raport. Disa nga arsyet e rezultateve të dobëta, thuhet në raport, janë se gjatë periudhës së raportimit, njësitë rajonale antitrafikim të policisë mbetën të trajnuara dobët dhe të pajisura keq për të trajtuar efektshëm trafikimin njerëzor për shkak të burimeve të pamjaftueshme, ndikimit të korrupsionit dhe ndërrimeve të shpeshta të rekrutëve të policisë. Po ashtu konstatohet se qeveria ndaloi trajnimin antitrafikim për oficerët e rinj dhe ekzistues të policisë, megjithëse trajnimi për gjyqtarët dhe magjistrat vazhdoi. “Midis qershorit dhe korrikut 2007, qeveria pushoi nga puna afro 20 për qind të oficerëve të Policisë që kishin qenë të specializuar dhe kishin marrë shumë trajnim, si pjesë e një përpjekjeje të gjithanshme për ristrukturimin e Policisë. Në tri raste të veçanta Ministria e Brendshme arrestoi 12 oficerë policie të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore gjatë vitit 2007, përfshi gjashtë oficerë që kishin përgjegjësi të drejtpërdrejtë për antitrafikimin në kufi. Ndjekjet penale të këtyre çështjeve dhe shumë çështjeve të tjera nga periudha e mëparshme e raportimit mbeten në proces”, - shkruhet në raportin e DASH.
Mbrojtja e viktimave të trafikut, e kufizuar
Qeveria e Shqipërisë dështoi në vazhdimin konsekuent të përpjekjeve për të identifikuar, referuar, mbrojtur dhe riintegruar viktimat e trafikimit gjatë vitit 2007. Aftësia e qeverisë për të financuar shërbimet e mbrojtjes dhe ndihmës ishte e kufizuar; megjithatë, ajo administronte një strehë kujdesi për viktimat në Tiranë. Qeveria ofroi ndihmë sporadike jofinanciare për katër streha të tjera administruar nga OJQ, si p.sh. përdorimi i ndërtesave apo trojeve shtetërore. Në korrik 2007, të pesta qendrat nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin dhe bashkërendimin mes tyre. Një ndryshim gjatë kësaj periudhe raportimi ishte një rënie e përgjithshme në numrin e viktimave të identifikuara për shkak të zbatimit të papërshtatshëm të mekanizmit kombëtar të referimit për disa muaj me radhë nga ana e policisë antitrafikim. Në vitin 2007 qeveria identifikoi vetëm 13 gra dhe shtatë fëmijë si viktima të trafikimit gjatë periudhës së raportimit, një rënie prej 25 përqindësh në krahasim me 25 viktimat e trafikimit, raportuar nga qeveria gjatë periudhës së raportimit të vitit 2006. Sipas qeverisë dhe vëzhguesve të tjerë, autoritetet identifikuan si viktima vetëm ata që e identifikuan veten si të tillë në mënyrë aktive. Megjithatë, në të njëjtën kohë, qendrat e OJQ-ve raportuan 146 viktima të trafikimit gjatë vitit të raportimit. Viktimat nuk burgosen apo gjobiten për akte të paligjshme kryer si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit të tyre. Programi shqiptar për mbrojtjen e dëshmitarëve është në dispozicion të viktimave të trafikimit që marrin pjesë në procedimet penale; megjithatë, të dhënat sugjerojnë që sistemi është i paefektshëm për viktimat e trafikimit. Në vitin 2007 një grua e re u ritrafikua në Greqi nga vëllezërit e trafikantit të saj, pas dëshmisë së saj që çoi në burgosjen e tij. Viktimat fëmijë, shumë prej të cilëve u trafikuan nga prindërit e tyre, më shpesh iu kthyen prindërve të tyre se sa u vendosën nën kujdes mbrojtës.
Skadoi plani kombëtar i veprimit antitrafik
“Qeveria e Shqipërisë vuri në zbatim një numër veprimtarish për parandalimin e trafikimit, por lejoi që plani i saj kombëtar antitrafikim i veprimit të skadonte. Në nëntor 2007, Ministria e Brendshme mori përsipër financimin e linjës së posaçme 24-orëshe falas për viktimat dhe viktimat e mundshme të trafikimit nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin dhe IOM. Ministria e Arsimit përfshin në programin e shkollës së mesme ndërgjegjësim mbi rreziqet e trafikimit. Qeveria vazhdoi zbatimin e ligjit antiskaf, duke deklaruar të jashtëligjshme praktikisht të gjitha mjetet e ujit përgjatë bregut shqiptar dhe duke çuar në një rënie domethënëse në trafikimin e personave për në Itali, pjesa më e madhe e të cilit kryhej me varka në të kaluarën. Gjatë periudhës së raportimit, komunikimi midis qeverisë dhe OJQ-ve u përmirësua pas një periudhe marrëdhëniesh të sforcuara. Bashkërenduesi kombëtar antitrafikim dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë zhvilluan takime me OJQ, që çuan në komunikim të përmirësuar mes qeverisë dhe OJQ-ve në janar 2008, sidomos në pikat e kalimit të kufirit. Deri në mars 2008 qeveria nuk e kishte shpërndarë një projekt-plan veprimi kombëtar antitrafikim 2008-2010 për komente te partnerët ndërkombëtarë dhe OJQ-të. Qeveria nuk paraqiti fakte se bën përpjekje të parandalojë angazhimin në trafikim apo shfrytëzimin e viktimave të trafikimit nga ana e trupave të saj paqeruajtëse të dislokuara jashtë vendit. Ministria e Kulturës dhe Turizmit prodhoi pankarta që po vendosen në të 15 pikat e kalimit të kufirit për të shkurajuar turizmin e seksit të fëmijëve dhe për të ndërgjegjësuar kufi-kaluesit se marrëdhëniet seksuale me fëmijë përbëjnë një krim në Shqipëri”, - thuhet në raport.
Rekomandimi
Pas kritikave DASH rekomandon edhe masat që duhet të marrë qeveria. Më konkretisht ajo duhet të hetojë dhe ndjekë penalisht në mënyrë energjike krimet e trafikimit të qenieve njerëzore si dhe bashkëfajësinë e zyrtarëve ligjzbatues në trafikim. Po ashtu duhet të ndëshkojë dhe dënojë personat përgjegjës për akte të tilla; të përforcojë trajnimin e zyrtarëve ligjzbatues brenda sektorit antitrafikim. Një tjetër rekomandim vjen në lidhje me zbatimin e plotë të mekanizmit kombëtar për referimin e viktimave tek ofruesit e shërbimeve apo dhe rritjen e financimit për shërbimet e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave. Qeveria duhet të hartojë dhe zbatojë një plan të ri kombëtar veprimi me pjesëmarrjen e OJQ-ve vendase që merren me antitrafikimin dhe të ofrojë trajnim antitrafikim për trupat paqeruajtëse.
5 Qershor 2008