E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia zbulon autorët e zjarrëvënies në Prezë



TIRANË - Policia ka zbuluar dje autorët e dyshuar të zjarrit të rënë dy ditë më parë në kodrat e fshatit Palaq, të komunës Prezë, një fshat rreth 26 km larg Tiranës. Sipas burimeve policore autorët e dyshuar janë Ramadan Prini, 67 vjeç dhe Xhemali Prini, 61 vjeç banues të fshatit Palaq dhe pronarë të tokave në këtë komunë. Duke iu referuar policisë, zjarri është shkaktuar kur këta shtetas i kanë vënë flakën barërave të thata duke dashur t'i djegin. Shërbimet zjarrfikëse dhe forcat policore shkuan menjëherë në vendngjarje duke bërë evakuimin e menjëhershëm të zonës, ndërkohë që kanë qenë edhe fshatarët që kanë ndihmuar për shuarjen e zjarrit.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›