E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti për Mbrojtjen e Kushtetutës, takim në Lezhë



Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës ka vazhduar dialogun mbarëkombëtar për referendumin dhe Kushtetutën me në qytetin e Lezhës. Në këtë takim ishin të pranishëm, kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, kryetari i LSI-së Ilir Meta, kryetari i PDS-së, Paskal Milo, Nënkryetari i PAD-së Arben Demeti, deputeti socialist Petro Koçi, si dhe kryetari i Bashkisë së qytetit Viktor Tusha. Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, tha se në natën e 21 prillit Kushtetutës së Shqipërisë i është bërë një atentat dhe mbrojtja e saj përmes kërkesës për mbajtjen e referendumit është një kauzë e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, ndaj të gjithë duhet të mbrojmë këtë çështje kombëtare. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, tha se Kushtetuta që miratuan socialistët në ’98-n, ishte ajo Kushtetutë që na mbronte ne nga cilido që mund të lajthiste në krye të shtetit. Me nenet e ndryshuara ne kemi tani një kryeministër që qëndron sipër Parlamentit, Gjyqësorit dhe Presidentit. Prandaj është e domosdoshme mbrojtja e Kushtetutës me anë të referendumit”, - tha Meta.

5 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›