E Shtunë, 31 Tetor 2026

DASH mbështet vendimin e GJND-së për Kosovën

Shtetet e Bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, që e cilësoi të rregullt Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe ka kërkuar nga vendet europiane që të “bashkohen” me këtë vendim.
“Vendimi i GJND-së fuqishëm thekson se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është legale dhe këtë ne e mbështesim”, i tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Filip Krouli, agjencisë FP. 
“Tashmë është koha që Europa të bashkohet ndaj së ardhmes së përbashkët”, tha zoti Krouli.
Pak para vendimit të GJND-së, zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, telefonoi Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç, dhe i riafirmoi mbështetjen e plotë për Kosovën demokratike dhe multietnike, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
Në bisedë, para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, zoti Bajden e ka theksuar përsëri përkushtimin e pandryshuar të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe ka kërkuar që qeveria e Serbisë të punojnë në mënyrë konstruktive për zgjidhjen e çështjeve praktike me Kosovën.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›