Mbolli 271 rrënjë kanabis, arrestohet 40-vjeçari
Shkodër
Policia e Shkodrës ka prangosur një 40-vjeçar, pasi në pronën e tij janë gjetur 271 rrënjë të bimës narkotike kanabis sativa. Gëzim Gështenja, banues në fshatin Valinaj të Komunës Obllikë, u arrestua pas një aksioni policor, që u organizua në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një zonë të pyllëzuar, me pronarë të ligjshëm, ishte kultivuar bimë narkotike. Pas informacionit, agjentët e Antidrogës kanë kryer kontrolle dhe ka rezultuar se në tokën e shtetasit Gëzim Gështenja ishin kultivuar 271 bimë narkotike.
#