E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protokolli, EULEX konsultime me Brukselin

Zyrtarë të misionit të BE-së në Kosovë kanë thënë se do të presin udhëzimet e Brukselit zyrtar për të vendosur se si të veprojnë më tej për protokollin për bashkëpunim policor me Serbinë, pas kundërshtimit të prerë të Prishtinës.
Autoritetet kosovare të enjten i kanë shpallur të mbyllura bisedimet për çështjen e protokollit, gjë që ka nxitur shumë reagime. Ato kanë thënë se Kosova nuk merr përgjegjësi për asnjë çështje për të cilën nuk vendos vetë.
"Ne kemi vazhduar bisedimet për të gjetur pika të përbashkëta lidhur me çështjen e marrëveshjes teknike. Pieter Feith dhe Yves de Kermabon tani do ta njoftojnë Brukselin dhe vendet anëtare për rezultatet e këtij takimi dhe ne do të presim reagimin e shteteve anëtare" ka deklaruar zëdhënësja e misionit EULEX, Karin Limdal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›