Aplikimi për pasaporta dhe karta, zgjaten oraret e punës nga "Aleat"
Dyndja e emigrantëve të sapokthyer nga vendet e tyre të punës në Itali dhe Greqi i detyroi drejtuesit e Ministrisë së Brendshme t’i drejtoheshin fi rmës prodhuese të pasaportave biometrike për të zgjatur oraret. Këtë fakt e ka përcjellë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha në një intervistë për agjencinë e lajmeve, “Deutsche Welle”, ku ka deklaruar se mbajtja hapur e zyrave të aplikimit dhe shpërndarjeve të pasaportave biometrike dhe dokumenteve të identitetit me orare të zgjatura, madje mbajtja hapur e tyre edhe gjatë të shtunave e të dielave, është një lehtësitë që shteti u siguron qytetarëve dhe një mundësi për të përballuar fl uksin e rritur të kërkesës për aplikime, edhe për shkak të ardhjes së emigrantëve. Ministri Basha ka garantuar se një tjetër ndihmë për shqiptarët, që duan të pajisen me pasaportë biometrike, është edhe nënshkrimi i marrëveshjes mes MB-së dhe kompanisë koncensionare “Aleat”, që parashikon mundësinë e hapjes së zyrave të aplikimit edhe në vende të tjera të BE-së, ku jetojnë e punojnë shqiptarë. Pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme se duhet përballuar fl uksi i emigrantëve që aplikojnë për karta e pasaporta biometrike vjen edhe reagimi i kompanisë koncesionare “Aleat”, e cila njofton se do të zgjatet orari i aplikimeve nga ora 08:00 deri në 19:00. “Aleat” njofton se në të gjithë vendin, rreth 77 zyra ku aplikohet për karta e pasaporta biometrike, do të punohet me orar të zgjatur, me qëllim përballimin e fl uksit të aplikuesve. Po ashtu, në të gjithë vendin, edhe 21 zyrat e shpërndarjes do të punojnë me orare të zgjatura. Për të gjithë personat që duan të aplikojë edhe në fundjavë, të shtunën apo të dielën do të jenë hapur të gjitha zyrat përkatëse. Masat për orare të zgjatura deri në fundjavë, vijnë pas fl uksit të madh të emigrantëve në muajin gusht. Deri dy ditë më parë kanë aplikuar për pasaportë biometrike mbi 880 mijë shtetas dhe janë prodhuar mbi 840 mijë pasaporta biometrike.
#