Vodhi bateritë e lokomotivave të trenit, në kërkim 24-vjeçari
Fier
Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një shtetas, i cili ka vjedhur bateritë e mjeteve të punës të Ndërmarrjes së Hekurudhave. Burime nga kjo polici thanë se personi i shpallur në kërkim është 24-vjeçari Shkëlzen Kajliç, banor në lagjen “Afrim i ri” të Fierit. Ky person, i padënuar më parë, dyshohet se më 31 maj të këtij viti ka vjedhur në fshatin Libofshë të Fierit, bateritë e materialeve me të cilat punonin punonjësit e Ndërmarrjes së Hekurudhave, duke u shkaktuar dëm. Pas hetimit të ngjarjes së ndodhur më se dy muaj më parë, policia identifi koi autorin e vjedhjes, i cili po kërkohet nga Policia dhe Prokuroria e Fierit.
#