E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikon të shembet tuneli, shqetësohen emigrantët

Ahelou, Greqi

Shqetësim dhe rrezik për jetën e emigrantëve që po kthehen në Shqipëri ka sjellë lajmi se një pjesë e tunelit në Ahelou është gati për të rënë. Lajmi është botuar në sitin newsit.gr, ku thuhet se përfundimi i punës është ndaluar me një vendim të Këshillit të Shtetit të Greqisë. Nga 12 kilometra që është i gjithë tuneli, vetëm 5 kilometra janë të sigurt për të kaluar me automjete. Sipas gazetës “Ethnos”, Ministria e Infrastrukturës ka ngarkuar një grup ekspertësh për të parë çështjen që solli në dritë deputeti i PASOK-ut, N. Rovlias. Pas ekspertizës, grupi ka shprehur shqetësim të madh për gjendjen e tunelit dhe thanë se “gjendja e tunelit paraqet shumë rreziqe, të cilat po nuk u trajtuan ashtu siç duhet, mund të ketë pasoja serioze dhe të përbëjë rrezik të madh në të ardhmen”. Sigurisht që nuk ka shembje të tunelit, por siguria kërkon marrjen e masave për të eliminuar ndonjë tragjedi të mundshme. Mediat greke raportojnë se situata është e njëjtë me atë të tunelit shqiptar në rrugën Durrës-Kukës, kur ra një pjesë e tij dhe u bllokua për muaj të tërë qarkullimi i mjeteve në atë tunel.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›