E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH reagon ndaj incidentit me dhune te 27 shtatorit ne veri te Kosoves

Departamenti amerikan i Shtetit reagon ndaj incidentit me dhune te se martes ne veri te Kosoves ku mbeten te plagosur paqeruajtes te NATO-s dhe protestues serbe. Ne nje deklarate qe beri dje Departamenti i Shtetit denoi sulmin me dhune te nje turme serbesh kunder forcave te KFOR-it  me 27 shtator.

Trupat e KFOR-it po cmontonin nje bllokim rruge dhe po ngrinin nje pike kontrolli automjetesh ne nje pike te paautorizuar kalimi kufitar kur u gjenden nen sulmin e serbeve thuhet ne deklaraten e Departamentit te Shtetit. Me keqardhje vazhdon deklarata nente anetare te KFOR-it u plagosen gjate incidentit i cili ndodhi nderkohe qe trupat po permbushnin pergjegjesite e tyre ne baze te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit.

Departamenti amerikan i Shtetit thote se po vazhdon te ndjeke nga afer zhvilliet ne veri te Kosoves dhe u ben thirrje te gjitha paleve te ruajne qetesine te shmangin aktet provokuese dhe retoriken qe nxit dhunen si dhe te lejojne lirine e levizjes.

Departamenti i Shtetit thekson se liria e levizjes se njerezve dhe mallrave eshte ne interesin me te mire te Kosoves dhe Serbise dhe ne perputhje me aspiratat e vendit per tu anetaresuar ne Bashkimin Evropian. Bllokimet e rrugeve barrikadat dhe dhuna thuhet me tej ne deklaraten e Departamentit te Shtetit behen vetem pengese per normalitetin e jetes se perditeshme te banoreve te Kosoves dhe Serbise dhe pengojne lirine e tyre te levizijes.

Departamenti i Shtetit u ben thirrje qeverive te Kosoves dhe Serbise te qendrojne te angazhuara te procesin e dialogut te ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian te inkurajojne qetesine dhe te gjejne rrugen e marreveshjes per permiresimin e jetes se qytetareve te te dy vendeve.

Nderkaq dje pas dite ambasadori i Rusise ne Kombet e Bashkuara Vitali urkin kritikoi pranine e KFOR-it per prishjen e barikades rrugore dhe ngritjen postbllokut ne piken e paautorizuar te kalimit duke thene se ajo bie ndesh me mandatin e forces.

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s e siguroi ministrin e Jashtem te Rusise Sergei Lavror se KFOR-i do ti permbahej thjesht statusit te tij neutral. Se cfare dreqin bente KFOR-i ne ate bllokim rrugor nuk mund ta kuptoj.

urkin mbrojti perseri tezen e Rusise ne mbeshtetje te Serbise se shpallja e pavaresise se Kosoves eshte e jashteligjshme dhe se Shtetet e Bashkuara dhe vende te tjera evropiane qe e kane njohur ate jane pergjegjese per kete situate te ndere ne Kosove.

Edhe Beogradi ka kritikuar pranine  nderkombetare si shkak per nxitjen e dhunes Sekretari shteteror ne ministrine serbe per Kosoven Oliver Ivanovic tha se KFOR-i ka perdorur force te paarsyeshme mbi protestuesit serbe.  Banoret serbe ne Mitrovice fajesojne amerikanet qe jane pjese e KFOR-it per dhunen e te martes si dhe ushtaraket gjermane.

Por zyrtare te KFOR-it thane se ishin grupe dhe individe serb qe nxiten dhunen  ndersa u zotuan se do te shfrytezoje te gjitha mjetet e percaktuara ne mandatin e tyre per ruajtjen e nje mjedisi te qete dhe te sigurt per te gjithe. Dhuna eshte denuar edhe nga Bashkimi Evropian I cili ka shprehur mbeshtetje te plote KFOR-it dhe EULEX-it ne perpjekjet per vendosjen e qetesise ne veri. Dhuna u denua edhe nga Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci i cili e quajti te papranueshem cdo sulm ndaj pranise nderkombetare ne Kosove.

Qe nga 16 qershori rruget e veriut te  Kosoves jane bllokuar nga barrikadat e vendosura nga serbet ne shenje pakenaqesie me pranine e policise dhe doganiereve te Kosoves ne ate zone. Ata kerkojne largimin e tyre nga vendkalimet kufitare kerkese qe eshte hedhur poshte edhe nga qeveria e Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›