E Diel, 1 Nëntor 2026

Dashuria nuk njeh rregulla

"Leatherheads", një histori dashurie me aktorët George Clooney dhe Renne Zellweger, do të shfaqet në kinema "Millenium" në Tiranë. Filmi vjen si një rrëfim për të na thënë se rregulli numër një dhe i fundit në dashuri është që... të mos kesh asnjë rregull. Komedia romantike "Leatherheads" vjen për këtë arsye. George Clooney dhe John Krasinski, në film, janë legjenda të futbollit amerikan që do të luftojnë për të fituar zemrën e gazetares bionde, Renee Zellweger. Clooney, i cili në film interpreton në rolin e Doxh Konolli, mit i futbollit amerikan, është i vendosur për të çuar drejt stadiumeve të mëdha skuadrën e tij. Por disfatat nuk i ndahen dhe për të shpëtuar ekipin e tij kërkon ndihmën e një tjetër miti të futbollit, Karter Radhërford (interpretuar nga John Krasinski). Mes tyre gjendet një gazetare e re sportive, Leksi Litëllton (interpretuar nga Renee Zellweger) e cila është gruaja e ëndrrave për të dy lojtarët. Kështu që Konolli dhe Radhërford bëhen rivalë të fortë për të fituar zemrën e gazetares së bukur. Për Clooney-n, ky film, është sprova e tij e tretë edhe si regjisor. Në këtë pozicion, ai është vlerësuar prej kritikës si një regjisor që me filmin "Leatherheads" ka bërë në të njëjtën kohë edhe një homazh për komedinë e viteve ‘30-‘40. Sipas tyre, vlera kryesore e "Leatherheads" nuk është fakti që i bën homazh një kinemaje të pavdekshme, por mënyra se si regjisori-aktor e ka sjellë në kohët tona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›